☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.28 ▼0.6%
ARI 4,210 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $63,638 ▲ +0.69% ETH $1,785 ▲ +0.22% XRP $1.1586 ▲ +0.06% SOL $81.5300 ▼ -0.21%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.28 ▼0.6 % ARI 4,210 ▲2.04 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.28 ▼0.6 % ARI 4,210 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
06 Jul 2026
Breaking
Opinion

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë mbron Kryeministrin Rama: Ne nuk jemi “organizatë politike”

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë mbron Kryeministrin

Në fillim të këtij viti, Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA) e shpalli Kryeministrin Edi Rama një nga anëtarët e tij të nderit.

Në një profil të botuar në faqen e internetit të institutit, Shqipëria përshkruhet si një vend që “po shfaqet me shpejtësi si një prijës global në imagjinatën arkitekturore”, me në krye “një nxitës dhe provokator” si Rama.

Profili është i mbushur me pasaktësi dhe ekzagjerime fantastike.

Për shembull, pretendohet se Rama “e ka hapur [Kryeministrinë] për publikun, duke instaluar vepra të artistëve ndërkombëtarë, përfshirë një tendë të ndriçuar me neon nga artisti francez Philippe Parreno në hyrje [të ndërtesës].”

Kjo është krejtësisht e pavërtetë.

Ndërtesa e Kryeministrisë, ku ndodhet edhe Qendra për Hapje dhe Dialog e projektuar nga 51N4E, rrallëherë hapet për publikun, por edhe kur ndodh, ndodh në mënyrë sporadike.

Pavarësisht se lavdërohet si “zemra e re shoqërore e ndërtesës”, oborri i brendshëm i Kryeministrisë, ku ndodhet “Kopshti i Edenit”, i projektuar nga Studio Precht, nuk është i hapur për publikun.

Po kështu, nuk janë të aksesueshme për publikun as skulpturat e realizmit socialist të ekspozuara në katet e sipërme, të cilat në fakt i përkasin koleksionit publik të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Vepra Marquee Tirana e Philippe Parrenos është lënë pas dore prej vitesh dhe është zhdukur pas një “mburoje” të improvizuar, ndërsa Kërpudha e Trefishtë (Triple Mushroom) e Carsten Höller është zhdukur plotësisht nga hapësira publike.

Çuditërisht, RIBA pretendon edhe se “gjatë mandatit të tij [Rama] fitoi mbështetjen dhe vlerësimin e publikut shqiptar për mënyrat e tij krijuese dhe efikase të promovimit të artit dhe kulturës në Shqipëri.”

Mijëra protestuesit që prej më shumë se një muaji marshojnë çdo mbrëmje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit mendojnë ndryshe.

Rama shkatërroi Teatrin Kombëtar dhe ka mbyllur pa afat Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeun Historik Kombëtar; Teatri i Operës dhe Baletit u rinovua përmes një tenderi të korruptuar. Ndërkohë, artistët nuk janë akoma kategori e mbrojtur dhe nuk marrin pothuajse asnjë mbështetje nga shteti. Buxheti i shtetit për kulturën është qesharak.

Me sa duket, i vetmi artist që qeveria shqiptare ka promovuar është vetë Rama.

Në profil, Ramës i jepet hapësirë e bollshme për të promovuar vizionin e tij arkitekturor për Shqipërinë, thuajse pa asnjë kundërshti apo kontekst kritik.

Edhe pretendimet e pabaza për një “muze/parkim të ri nëntokësor” nën Sheshin Nënë Tereza janë botuar pa asnjë verifikim.

Me këtë qasje, RIBA ka përqafuar plotësisht qasjen e Ramës, që e ka shndërruar arkitekturën në propagandë politike.

Edhe komiteti për dhënien e çmimeve i RIBA-së ndjek të njëjtën linjë: “Edi Rama është njeriu që ndryshoi një qytet të tërë. Tani ekziston një Tiranë e re, shumëngjyrëshe, e lumtur, me një infrastrukturë dhe jetë kulturore të re e të përmirësuar.”

Iu drejtova RIBA-së për t’i pyetur nëse—duke marrë parasysh reagimin agresiv të Ramës gjatë më shumë se një muaji ndaj protestave masive popullore kundër qeverisë së tij; numrin e madh të ministrave dhe funksionarëve të lartë të partisë së tij të akuzuar për korrupsion; si edhe projektet e shumta të miratuara personalisht prej tij si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, që janë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash droge—do ta rishqyrtonin statusin e tij si anëtar nderi.

Ata u përgjigjën si vijon:

“RIBA është një organizatë jofitimprurëse dhe institut profesional në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa promovojmë ekselencën në arkitekturë dhe fushën e ndërtimit, ne nuk veprojmë si organizatë politike dhe, në përgjithësi, nuk mbajmë qëndrime për çështje të debatueshme politike, të planifikimit apo zhvillimit, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë jashtë. Çështjet që lidhen me ligjshmërinë, vlerësimin mjedisor, miratimin e planifikimit dhe ndikimet më të gjera të politikave publike për zhvillime të caktuara janë përgjegjësi e autoriteteve dhe proceseve përkatëse në vendet ku ato zhvillohen.”

Fakti është se, duke e emëruar Ramën anëtar nderi, RIBA ka marrë një pozicion të qartë politik dhe ka vepruar si një zgjatim i makinerisë propagandistike të Ramës.

Fakti që është një “organizatë jofitimprurëse dhe institut profesional” nuk e izolon institutin nga pasojat e vendimeve të tij dhe as nuk e çliron atë nga përgjegjësitë që ai mbart.

Emërimi nga RIBA i Boris Johnsonit si anëtar nderi në vitin 2019 ishte dëshmi e gjykimit të dobët të këtij institucioni – por mbështetja e tij për Edi Ramën do të rezultojë edhe më katastrofike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.