☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet rrezikojnë ekonominë. “TAP” dhe “Devolli” do ulin ritmin

Ekspertët paralajmërojnë se përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit krijon një risk për ekonominë, atë të rënies së investimeve.
“Ky përbën një risk seriozi si për programin buxhetor ashtu dhe për objektivat e rritjes ekonomike gjatë këtyre katër viteve”, thotë Selami Xhepa, president Instituti “Pashko”.
“Nëse rënia e investimeve nuk do të kompensohet, atëherë objektivi që ka qeveria për rritje ekonomike 4-5 për qind s’mund të arrihet”, shprehet Arben Malaj, ish-ministër i Financave.
Nga viti i ardhshëm, TAP dhe Devolli pritet të ulin ritmin e investimeve. Kjo ishte arsyeja kryesore se pse FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike në 2018-ën nga 4.1 në 3.7 për qind.
“Kjo është një sfidë shumë e madhe që qeveria ka përpara për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja”, thotë ministri Ahmetaj.
Qeveria duket se e ka menduar një zgjidhje të përkohshme.
“Besoj se projekti 1 miliardë dollarë është një zgjidhje, pavarësisht pastaj kostove dhe përfitimeve që kanë projekte të tilla”, shprehet Arben Malaj.
Por ekspertët thonë se mbajtja e investimeve në nivele të larta kërkon një zgjidhje më të qëndrueshme.
“Zonat industriale dhe zonat ekonomike duhet të bëhen një realitet i prekshëm dhe që mbështetja e qeverisë për investime të rëndësishme prioritare, duhet të jetë më e prekshme”, thotë Selami Xhepa.
“Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që ul kostot, ul procedurat, ul barrierat dhe të përsoset sistemi i gjyqësorit duke filluar nga reforma që ne kemi nisur, por që ka dështuar dhe që duhet rregulluar urgjentisht që ishte gjykimi administrativ. Nëse këto hallka për ta zgjidhur një problem shkurtohen, shumë më tepër shqiptar dhe shumë më tepër biznese do të marrin riskun për të investuar në ekonomi, pasi është një vend në rritje dhe ka potenciale më shumë se vendet e zhvilluara”, shprehet Arben Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.