☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,249 ▼ -1.79% ETH $2,241 ▼ -0.36% XRP $1.2461 ▼ -1.21% SOL $96.0500 ▼ -2%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kronika

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi iu gjet u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

38-vjeçari u kap në Mëzez teksa lëvizte me një makinë tip ‘Audi’.

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.