🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 71.20 ▲0.64%
ARI 4,035 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,600 ▼ -2.71% ETH $1,562 ▼ -1.39% XRP $1.0321 ▼ -2.7% SOL $72.5600 ▼ -2.2%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 71.20 ▲0.64 % ARI 4,035 ▼0.09 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 71.20 ▲0.64 % ARI 4,035 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kosova

Janjiq: Lista Serbe e ka përfunduar ekzistencën e saj

Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke komentuar zgjedhjet e sotme në Kosovë, i pyetur se sa mandate mendon se do të fitojë Lista Serbe, tha se ajo është “vetëm dëshmi e një problemi shumë serioz”.

“Ky nuk është vetëm problem i pushtetit në Serbi dhe i serbëve të Kosovës, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila lejoi – ndoshta si përjashtimi i vetëm në botë – që brenda një komuniteti pakicë të ekzistojë një sistem njëpartiak”, tha ai.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një dalje jo të vullnetshme të serbëve në zgjedhje.

“Sot shohim pjesëmarrjen rituale të Listës Serbe në vetëvrasjen e saj politike”, tha Janjiq, transmeton KP.

Sipas tij, Lista Serbe do të ketë deputetë, por ky nuk duhet të jetë qëllimi kryesor.

“Qëllimi duhet të jetë integrimi i serbëve dhe mbrojtja e institucioneve. Problemin e Listës Serbe tashmë e dinë të gjithë. Gjëja më e keqe për një aktor politik është kur askush nuk të pyet për asgjë. Ti fiton 10 mandate, por pyetet Beogradi. Natyrisht, bashkësia ndërkombëtare e ka shumë më të lehtë të ushtrojë presion mbi Beogradin; këtë e kanë praktikuar tashmë. Beogradi, ose më saktë Vuçiqi, sepse e patë edhe në Tivat se me të flitet ndryshe se me të tjerët. Kjo është pika e dobët dhe pikërisht aty luhet loja”, tha ai.

Sipas Janjiqit, “fatkeqësisht, Lista Serbe e ka përfunduar ekzistencën e saj”.

“Do të jetë shumë e rëndësishme se si do të organizohet Serbia pas këtyre zgjedhjeve, sepse pluralizmi brenda komunitetit serb është i domosdoshëm”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.