☁️
Tiranë 31°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.82 ▲0.19%
ARI 4,193 ▲1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,603 ▲ +1.98% ETH $1,726 ▲ +6.46% XRP $1.1012 ▲ +3.57% SOL $80.9500 ▲ +3.06%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.82 ▲0.19 % ARI 4,193 ▲1.62 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.82 ▲0.19 % ARI 4,193 ▲1.62 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Politika

Java e administratës publike, Pirdeni: Digjitalizimi, shtylla kryesore e modernizimit. Ligji i ri vendos standarde të reja për transparencën dhe llogaridhënien

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se reforma në administratën publike nuk mund të mbështetet vetëm te strategjitë dhe ndryshimet ligjore, por duhet të ketë në themel një vendim politik për ta konsideruar administratën publike një aset kombëtar.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit të organizuar në kuadër të Javës së Administratës Publike, Pirdeni e cilësoi këtë javë si një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi sfidat dhe problematikat në ndërtimin e një administrate sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Është një moment i veçantë për të reflektuar mbi sfidat dhe problematikat për të formësuar një sistem shtetformimi sipas standardeve të BE-së”, u shpreh ministrja.

Ajo bëri të ditur se java ka nisur me një takim me zyrat e karrierës në universitete, me synimin për të krijuar një lidhje më të fortë mes institucioneve të arsimit të lartë dhe administratës publike. Gjithashtu, është lançuar një sistem i ri trajnimi dhe mirëpritjeje për çdo punonjës të ri të administratës, me fokus integritetin dhe profesionalizmin.

Pirdeni theksoi se digjitalizimi mbetet shtylla kryesore e modernizimit të administratës, duke e cilësuar atë si “lajtmotivin e zhvillimit”.

“Reforma në administratën publike nuk bëhet vetëm me strategji dhe ligje, por ka në themel një vendim politik për ta konsideruar administratën publike aset kombëtar, strategjik dhe për të rishpikur marrëdhënien mes administratës dhe qytetarit.

Lajtmotivi i zhvillimit dhe përshtatja me digjitalizimin është pika jonë më e fortë për të rritur eficiencën e administratës dhe për të adresuar problematikat”, tha ajo.

Ministrja nënvizoi se objektivi i qeverisë është ndërtimi i një administrate me standarde të krahasueshme me ato të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Duke iu referuar vlerësimeve të SIGMA-s, ajo tha se Shqipëria konsiderohet lidere në rajon në këtë drejtim, por ambicia është që vendi të shkojë edhe më tej.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së saj iu kushtua ligjit të ri për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, i miratuar një ditë më parë në Kuvend. Sipas Pirdenit, ligji përfaqëson një reformë të rëndësishme në mënyrën se si funksionon administrata dhe forcon mekanizmat e llogaridhënies.

Ajo shpjegoi se ligji parashikon një sistem të ri të kontrollit të performancës, me plane konkrete pune dhe raporte vjetore transparente, të cilat do t’u japin qytetarëve mundësinë të vlerësojnë punën e ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Gjithashtu, sipas ministres, akti ligjor vendos standarde të reja në vendimmarrje, duke kaluar drejt një sistemi më të dekoncentruar që u jep më shumë kompetenca drejtorëve të përgjithshëm në fushat e tyre të përgjegjësisë.

Pirdeni theksoi se ligji synon të krijojë një sistem më racional dhe më transparent të administratës publike, duke përcaktuar rregulla të qarta për rekrutimin, zhvillimin në karrierë dhe largimin nga detyra, me synimin për të garantuar meritokraci, profesionalizëm dhe llogaridhënie më të madhe në shërbim të qytetarëve.

“Në zemër të kësaj iniciative ka qenë ligji që u miratua dje në Kuvend, ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Është një nga iniciativat thelbësore të ridimensionimit të mënyrës se si funksionon një shtet i llogaridhënies.

Ky ligj parashikon një sistem të ri të kontrollit të performancës, me plane konkrete dhe raporte vjetore që do të jenë transparente për të gjithë. Qytetarët do të vlerësojnë punën e ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Ligji i ri vendos standarde të reja të vendimmarrjes së administratës. Do të duhet të kalojmë në një sistem të dekoncentruar, ku i jepet më shumë kompetencë drejtorëve të përgjithshëm në ato fusha përgjegjësie që ata përfaqësojnë. Është menduar të kemi një sistem më racional dhe më të sistematizuar të mënyrës se si merren vendimet në administratë. Ligji synon të krijojë një standard të ri për sa i përket rekrutimit në disa institucione ku mungon vulnerabiliteti. Ky ligj synon të përcaktojë rregulla konkrete për rekrutimin, për rritjen në karrierë dhe largimin nga detyra”, deklaroi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.