JEMEN – Rebelët Houthi sulmojnë anijet cisternë saudite në Detin e Kuq, SHBA-ja vijon sulmet ndaj Iranit
– Lëvizja Houthi e Jemenit, e mbështetur nga Irani, njoftoi se ka sulmuar me raketa dhe dronë dy anije cisternë saudite me naftë në Detin e Kuq, duke pretenduar se ato kishin shkelur bllokadën detare që grupi shpalli së fundmi ndaj porteve saudite, sipas BBC.
Autoritetet saudite konfirmuan se anija cisternë “Encelia” u godit, duke shkaktuar zjarr në pjesën e përparme të anijes.
Nuk pati viktima dhe i gjithë ekuipazhi është i sigurt. Nuk ka ende konfirmim zyrtar për një sulm ndaj anijea cisternë të dytë, “Layla”.
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se, nëse rebelët Houthi kryejnë sërish sulme të tilla, SHBA-ja do t’i përgjigjet me “ndëshkim të madh ushtarak” si ndaj levizjes Houthi, ashtu edhe ndaj Iranit, të cilin Uashingtoni e konsideron mbështetësin kryesor të grupit.
Ndërkohë, ushtria amerikane kreu natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke goditur kapacitete detare, depo raketash e dronësh, sisteme mbikëqyrjeje bregdetare dhe mbrojtje ajrore.
Sipas medieve shtetërore iraniane, dy persona u vranë gjatë sulmeve.
Irani deklaroi se ka goditur objektiva ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani, por të dyja vendet njoftuan se kanë interceptuar raketat dhe dronët iranianë.
Po ashtu, Garda Revolucionare Iraniane tha se Ngushtica e Hormuzit është praktikisht e mbyllur, ndërsa një anije cisternë u përfshi nga flakët pas një shpërthimi dhe dy anije të tjera u detyruan të ktheheshin mbrapsht.
Përshkallëzimi i situatës ka shkaktuar reagim edhe në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës “Brent” u rrit në 100 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga fundi i muajit maj.
Sipas analistëve, sulmet e rebelëve “Houthi” dhe tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, po rrisin rrezikun e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kërcënojnë furnizimin global me energji dhe transportin detar. /


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.