☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,777 ▼0.11%
DOW 53,589 ▼0.27%
NASDAQ 26,744 ▲0.05%
NAFTA 82.74 ▲0.41%
ARI 4,445 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,641 ▲ +0.91% ETH $1,905 ▲ +1.22% XRP $1.0017 ▲ +0.15% SOL $75.6300 ▲ +0.33%
S&P 500 7,777 ▼0.11 % DOW 53,589 ▼0.27 % NASDAQ 26,744 ▲0.05 % NAFTA 82.74 ▲0.41 % ARI 4,445 ▲0.17 % S&P 500 7,777 ▼0.11 % DOW 53,589 ▼0.27 % NASDAQ 26,744 ▲0.05 % NAFTA 82.74 ▲0.41 % ARI 4,445 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

JERUZALEM – Kushner takohet me Netanyahun pas bisedimeve me Hamasin për planin e Gazës

JERUZALEM, 17 gusht /ATSH-AFP/ – I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, u takua sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas bisedimeve me drejtues të Hamasit, në përpjekje për të ringjallur planin amerikan të paqes për Gazën, të cilin Izraeli deri tani e ka kundërshtuar.

Takimi në Jeruzalem nisi në fund të paradites, sipas një zyrtari diplomatik.

Ai zhvillohet rreth dy javë pasi Hamasi mbështeti fazën e fundit të planit të Trumpit për Gazën. Netanyahu, megjithatë, ka refuzuar ta mbështesë atë, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Hamasi të “çarmatoset realisht”.

Kushner, dhëndri i presidentit Trump, u takua dje në qytetin egjiptian El-Alamein me udhëheqësin e ri të Hamasit, Khalil al-Hayya.

Sipas burimeve të informuara për bisedimet, këto janë ndër kontaktet e rralla dhe deri tani të paimagjinueshme publikisht mes administratës amerikane dhe një organizate që SHBA-ja e klasifikon si terroriste.

Gjatë takimit, Kushner kërkoi që Hamasi të verifikojë heqjen dorë nga armët, një prej pikave kryesore të mosmarrëveshjes me Netanyahun.

Ai kërkoi gjithashtu që Hamasi të heqë dorë nga çdo rol i ardhshëm në qeverisjen e territorit palestinez.

Para takimit me kryeministrin izraelit, Kushner pritej të zhvillonte bisedime edhe me Nickolay Mladenov, përfaqësuesin e lartë për Gazën në “Bordin e Paqes” të Trumpit, që po merret me zbatimin e planit.

Në takim pritej të merrte pjesë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, aktualisht një zyrtar i lartë i Bordit të Paqes.

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi i kishte komunikuar Kushnerit se mbetet i angazhuar ndaj planit për Gazën dhe kërkon që Uashingtoni të ushtrojë presion mbi qeverinë izraelite.

“Hamasi po kërkon që administrata amerikane të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Netanyahut për të respektuar dhe zbatuar marrëveshjen e planit”, tha zyrtari.

Sipas tij, Hamasi pret përgjigjen e SHBA-së lidhur me qëndrimin e Izraelit.

Administrata Trump është treguar gjithnjë e më e gatshme të komunikojë drejtpërdrejt me Hamasin, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues në Gaza.

Uashingtoni ndërmjetësoi gjithashtu marrëveshjen e armëpushimit të tetorit, e cila çoi në lirimin e pengjeve izraelite që kishin mbetur në Gaza.

Netanyahu, i cili përballet me zgjedhje në tetor dhe sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë, është treguar gjithnjë e më i gatshëm të kundërshtojë presidentin Trump, mbështetjen e të cilit dikur e kishte theksuar gjatë fushatës.

Kryeministri izraelit ka shprehur gjithashtu pakënaqësi për vendimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, të nisur në fund të shkurtit, dhe për të ndjekur në vend të saj një zgjidhje të negociuar me udhëheqjen iraniane.

Netanyahu i tha javën e kaluar kabinetit se e refuzonte planin për Gazën dhe u zotua të mos tërhiqte trupat izraelite nga territori palestinez. Ky qëndrim u mbajt edhe pse Mladenov e kishte siguruar se Izraeli nuk do të duhej të tërhiqej përpara çarmatimit të plotë të Hamasit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.