🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.36%
DOW 51,721 ▲0.3%
NASDAQ 26,223 ▼1.11%
NAFTA 73.90 ▼2.57%
ARI 4,216 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,966 ▲ +1.12% ETH $1,752 ▲ +1.27% XRP $1.1428 ▼ -0.6% SOL $73.3700 ▼ -1.05%
S&P 500 7,473 ▼0.36 % DOW 51,721 ▲0.3 % NASDAQ 26,223 ▼1.11 % NAFTA 73.90 ▼2.57 % ARI 4,216 ▼0.71 % S&P 500 7,473 ▼0.36 % DOW 51,721 ▲0.3 % NASDAQ 26,223 ▼1.11 % NAFTA 73.90 ▼2.57 % ARI 4,216 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kronika

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale në vend.

Në eventin e organizuar në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, sektorit bankar, partnerëve ndërkombëtarë, medias dhe drejtuesve të Jet Bank, u prezantuan vizioni, teknologjia dhe standardi i ri që banka synon të sjellë në transformimin e sektorit financiar shqiptar. Diskutimet u fokusuan në rolin e digjitalizimit në zhvillimin e ekonomisë dhe modernizimin e shërbimeve financiare, duke i bërë ato më të shpejta, më transparente dhe më të sigurta për qytetarët.

Pas marrjes së licencës së plotë nga Banka e Shqipërisë në mars 2026 dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si Backbase, Mastercard, Amazon, Oracle, Microsoft Azure, Jumio, Facilization dhe të tjerë, Jet Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri me hapjen graduale të llogarive. Në këtë fazë të parë, personat e regjistruar në listën e pritjes do të marrin ftesa përmes emailit për të aktivizuar llogaritë e tyre dhe për të nisur përdorimin e shërbimeve të bankës. Ky proces do t’i mundësojë Jet Bank të garantojë një eksperiencë sa më cilësore për klientët e parë, ndërsa aksesi do të zgjerohet progresivisht në të gjithë vendin.

Në fjalën e saj përshëndetëse, CEO e Jet Bank, znj. Fatbardha Rino, e cilësoi ardhjen e bankës së parë 100% digjitale si një moment që shqiptarët e kanë pritur dhe për të cilin Shqipëria është gati.

“Jet Bank erdhi në Shqipëri sepse ne besuam tek potenciali i këtij vendi. Besuam tek energjia e shqiptarëve, tek brezi i ri dhe tek sipërmarrësit. Jet Bank është rezultat i një bashkimi vizionesh: i investitorëve që panë mundësi aty ku të tjerët panë vështirësi, i partnerëve ndërkombëtarë të teknologjisë që po ndërtojnë të ardhmen e sektorit financiar në Europë dhe i një ekipi profesionistësh shqiptarë. Besimi i investitorëve, partnerëve, ekipit dhe i mijëra shqiptarëve që u regjistruan në platformën tonë para se produkti të dilte në treg është privilegji dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Ne nuk premtojmë të jemi banka më e madhe, por banka më e thjeshtë, që do t’u kthejë njerëzve pasurinë e tyre më të çmuar: kohën dhe lirinë në menaxhimin e financave”, tha znj. Rino.

Gjatë prezantimit të aplikacionit, ajo theksoi se Jet Bank synon të kujtohet jo vetëm si banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, por si institucioni që ndryshoi pritshmëritë e shqiptarëve dhe hapi një kapitull të ri për sektorin bankar në vend.

Të pranishëm në event ishin ish-anëtari i Parlamentit Britanik dhe miku i shqiptarëve, z. John Grogan, si dhe Ambasadori i Anglisë në Shqipëri z. Nicholas Abbott, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij investimi inovativ për sistemin bankar shqiptar, si një tjetër urë bashkëpunimi mes vendeve.

Nga trupi diplomatik në vend, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Z. Reinout Vos,

Në emër të partnerëve ndërkombëtarë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv për Europën Juglindore në Mastercard, Bartosz Ciołkowski, ndau vizionin e kompanisë për të ardhmen e pagesave dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi në ndërtimin e një sistemi financiar tërësisht digjital në Shqipëri.

Lançimi i Jet Bank vjen në një moment kur Shqipëria po avancon drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian në sektorin financiar. Në këtë kontekst, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat në përshpejtimin e transformimit digjital të vendit. Interesi për Jet Bank ka qenë i jashtëzakonshëm edhe përpara nisjes së operimit. Mbi 70,000 qytetarë janë regjistruar në listën e pritjes, ndërsa më shumë se 500 persona kanë testuar platformën gjatë muajve të fundit, duke ndihmuar në permirësimin e përvojës vazhdimisht.

Me një model operimi tërësisht digjital, teknologji të avancuar dhe partneritete strategjike ndërkombëtare, Jet Bank nuk është më një e ardhme e premtuar, por standardi i të ardhmes së shërbimeve bankare që po ndodh sot në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.