☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.75 ▼1.99%
ARI 4,086 ▼1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,640 ▲ +0.34% ETH $1,665 ▲ +0.84% XRP $1.0978 ▼ -0.43% SOL $69.2500 ▲ +0.61%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.75 ▼1.99 % ARI 4,086 ▼1.52 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

“Jo më kabllo ajrore”, Karakaci: Shqipëria drejt standardeve të BE-së me zgjerimin e rrjeteve 5G dhe infrastrukturës nëntokësore

Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat për mbulimin e avancuar 5G, në përputhje me direktivat e BE-së për vitin 2030.

Në fokus është sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces, u theksua rëndësia e rritjes së standardeve në territor dhe koordinimit institucional në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, deklaroi se synimi është që të gjitha zonat e populluara të mbulohen me rrjete pa tel të cilësisë së lartë dhe me shpejtësi të lartë, duke u garantuar qytetarëve akses në internet të shpejtë në të gjithë territorin e vendit.

“Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit me standardet e BE-së dhe mbulimin e avancuar 5G në përputhje me direktivat e BE-së për Shqipërinë 2030. Të gjitha zonat e populluara të jenë të mbuluara nga rrjete pa tel të cilësisë së lartë dhe të shpejtë dhe qytetarët të kenë akses në internet me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin e tij.

Ky vizion kërkon edhe ndërhyrje dhe ndryshime në disa ligje për të përafruar legjislacionin e BE-së me vendin tonë dhe për të mundësuar mbulimin e plotë me rrjet të shpejtë të telekomunikacionit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se për zonat e bardha që ende nuk kanë mbulim, ministria ka siguruar mbështetje nga fondi për Investimet në Ballkanin Perëndimor për një projekt që synon mbulimin e këtyre zonave. Projekti ka një vlerë totale prej 110 milionë eurosh dhe përfshin një grant prej 35 milionë eurosh të akorduar nga Bashkimi Europian.

Sipas Karakacit, ky zhvillim do të sigurojë standarde të larta, siguri dhe qëndrueshmëri, duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe objektivave të vendit për integrimin europian.

“Në zonat e bardha që nuk kanë mbulim, ministria ka përfituar nga fondet për investime në Ballkanin Perëndimor një projekt për mbulimin e këtyre zonave dhe ka kostot me vlerë totale 110 milionë euro dhe një grant 35 milionë euro të akorduar nga BE-ja. Kemi mundësuar edhe asistencë për bashkitë me qëllim rritjen e strukturave për mbulimin e zonave me këtë rrjet. Ky zhvillim do të sigurojë standarde të larta, siguri dhe qëndrueshmëri që i përgjigjen kërkesave të qytetarëve”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.