☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,880 ▲ +0.1% ETH $2,241 ▲ +0.35% XRP $1.1523 ▼ -4.45% SOL $89.9800 ▲ +0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Juncker viziton Shkupin, turi ballkanik i zyrtarëve të BE; Maqedonia në rrugë të mbarë, rekomandimi i pakushtëzuar

Në konferencë të përbashkët për shtyp Juncker tha se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në, por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Juncker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit Europian shtoi se Maqedonia kohëve të fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën.

Juncker, i cili shoqërohej nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, theksoi se vendi ka arritur përparim të madh, por duhet të ndërmarrë akoma hapa në rrugën drejt BE-së dhe se vendimi për secilin vend do të merrej në bazë të arritjeve individuale. Juncker u këshilloi autoriteteve maqedonase që të zgjidhnin çështjen e emrit me miqtë e tyre grekë.

Nga ana tjetër Zaev falenderoi zyrtarët e BE-së që zgjodhën Maqedoninë si vendin e parë për ta filluar turin e tyre ballkanik.

Ndërkohë, Zaev theksoi se i ka thënë Junckerit se vendi i tij po investonnte për marrëdhënie të mira me fqinjët.

Zaev theksoi se për qeverinë është e pranueshme emër me përcaktim gjeografik, i cili do të bëjë dallim midis Maqedonisë dhe rajonit në Greqi, që e mban po këtë emër.

“Këmbëngulim për zgjidhje të përhershme, por edhe që të respektojë dinjitetin dhe do ta mbrojë identitetin e dy shteteve”, theksoi Zaev.

Zaev edhe një herë u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.

Maqedonia është ndalesa e parë e delegacionit të lartë europian.

Pasdite, presidenti i Komisionit Europian mbërrin në Tiranë. Më herët këtë muaj, Komisioni Europian publikoi strategjinë e re për integrimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në BE.

Në mesin e këtyre vendeve, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur si vendet më të afërta për t’u anëtarësuar në bllok deri më 2025, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.