☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 81.16 ▲2.4%
ARI 4,024 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,938 ▼ -1.1% ETH $1,921 ▼ -0.53% XRP $1.0675 ▼ -1.27% SOL $74.0100 ▼ -1.69%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.16 ▲2.4 % ARI 4,024 ▼0.37 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.16 ▲2.4 % ARI 4,024 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
29 Jul 2026
Breaking
Kronika

Katër shqiptarë akuzohen për terrorizëm, mes tyre dhe një mjek

Katër persona, mes tyre edhe një mjek u arrestuan nga policia shqiptare nën akuzën e terrorizmit. Ka qenë një hetim disamujor, ku janë përfshirë jo vetëm policitë e rajonit, por edhe agjencitë ligjzbatuese europiane që ka çuar në pranga katër shtetas në Shqipëri dhe disa të tjerë në Kosovë.
Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa policia e publikoi më vonë lajmin e arrestimit të tyre, pasi përfundoi i gjithë aksioni në rajon.
Të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ndihmonin në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it.
Hetimi i kësaj çështjeje mbetet sekret për shkak të natyrës së saj dhe policia publikoi vetëm inicialet e të arrestuareve. Policia mendon se ka të tjerë të përfshirë, ndërkaq mban të shoqëruar më shumë se 16 persona, pesë shtetas të huaj dhe 11 shqiptarë. I gjithë ky grup mendohet se ka dijeni në lidhje me rekrutimet.
Operacioni rajonal antiterror nisi në Kosovë dhe më pas vala e arrestimeve ndoqi të njëjtën linjë që përdorin edhe vetë terroristët për t’iu bashkuar ISIS-it. Policia tha se ka prova të mjaftueshme që katër të arrestuarit në vend, dy me banim në Shkodër dhe dy me banim në Dibër, merrnin financime nga biznesmenë për të bashkuar të rinjtë me ISIS. Ata ndihmonin gjatë udhëtimit të tyre deri në Siri luftëtarët që shkonin për t’iu bashkuar kësaj organizate.
Akuza që u ngrit mbi ta është ajo e “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”.
Të arrestuarit janë:
Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër
B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër
E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër
M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.