☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,447 ▲ +0.58% ETH $2,245 ▲ +1.56% XRP $1.2568 ▲ +3.69% SOL $96.5900 ▲ +2.68%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.

Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe për tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ngre çështje serioze juridike.

KDI rikujton se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që deputetët e zgjedhur duhet “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë” ta përfundojnë seancën konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas institutit, subjektet politike dhe deputetët nuk mund ta përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të këtij afati.

“Kjo është çështje që duhet të trajtohet përmes mekanizmave kushtetues dhe nga institucionet kompetente”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Instituti ka kërkuar që deputetët dhe palët e autorizuara t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar tri çështje: pasojat e tejkalimit të afatit 30-ditor, statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të këtij afati dhe vlefshmërinë e veprimeve që Kuvendi do të ndërmarrë më pas.

KDI vlerëson se kjo çështje nuk lidhet vetëm me krizën aktuale politike, por mund të krijojë pasoja edhe për funksionimin e rendit kushtetues në të ardhmen.

Sipas institutit, nëse një afat kushtetues nuk respektohet nga akterët përgjegjës, duhet të përcaktohet qartë se çfarë fuqie dhe efekti juridik ka ai afat.

“Kjo çështje prek sigurinë juridike dhe stabilitetin institucional të vendit”, ka theksuar KDI.

Instituti konsideron se një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese do t’u mundësonte deputetëve dhe institucioneve të veprojnë mbi bazën e një interpretimi të njëjtë të detyrimeve kushtetuese.

Sipas KDI-së, qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale, por po aq edhe për institucione që veprojnë brenda rendit kushtetues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.