🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.59 ▲0.64%
ARI 4,526 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,626 ▲ +5.55% ETH $2,513 ▲ +5.06% XRP $1.4671 ▲ +9.07% SOL $105.0400 ▲ +5.67%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.59 ▲0.64 % ARI 4,526 ▲2.53 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.59 ▲0.64 % ARI 4,526 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Ke 48 orë kohë të largohesh”, policia e Vlorës zbardh ngjarjen në Radhimë: Pronarit të hotelit i vunë gjobë 5 mln euro

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me incidentin me armë zjarri të ndodhur mesditën e së enjtes në një hotel në zonën e Radhimës.

Detajet e ngjarjes janë bërë publike nga drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu gjatë një deklarate për mediat. Sipas policisë, ngjarja nisi rreth orës 12:00, kur një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës dhe vijoi lëvizjen në drejtim të Peshkëpisë.

Gjatë ndjekjes, automjeti doli nga rruga në zonën e Urës së Peshkëpisë, duke përplasur barrierat mbrojtëse. Në automjet ndodheshin Luan Muça, drejtuesi, si dhe vëllezërit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, punonjës të një shërbimi privat të sigurisë.

Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj mbetën të dëmtuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Kryepolici i Vlorës tha se rreth orës 13:00, një tjetër automjet i shpallur në kërkim u ndalua nga shërbimet e Policisë së Fierit në zonën e Mbikalimit të Memorialit. Automjeti drejtohej nga shtetasi kosovar Blerim Heta.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi dëmtime në xhamin e anës së pasagjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Në automjet u gjetën edhe tre fishekë pistolete.

Ndërkohë, rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u konstatua duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera deri tani dyshohet se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt.

Sipas versionit të policisë, grupi i ka kërkuar pronarit të hotelit një shumë prej 5 milionë eurosh, duke e kërcënuar me armë dhe duke ushtruar dhunë fizike. Po sipas policisë, atij i është dhënë ultimatum që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria.

Policia deklaron gjithashtu se Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i Vasil Bedinajt, ka marrë një armë zjarri që ky i fundit e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin në zonë.

Në përfundim të veprimeve, policia ka arrestuar:

Luan Muçën, 55 vjeç, banues në Tiranë;

Klaudio Lleshajn, 29 vjeç, banues në Tiranë;

Mandrit Lleshajn, 33 vjeç, banues në Tiranë;

Blerim Hetën, 40 vjeç, shtetas kosovar;

Angjelo Breshanin, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë, 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, së bashku me 4 automjete që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së personave të dyshuar.

Materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.