⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.52 ▲0.56%
ARI 4,062 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,836 ▼ -1.31% ETH $2,068 ▼ -2.59% XRP $1.0582 ▼ -3.41% SOL $83.1000 ▼ -3.43%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kërkime në vilën e familjes Lala për gjetjen e binjakëve 2-vjeçarë

Vijojnë kërkimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Mësohet se aktualisht po bëhen kontrolle në katin e dytë ku dyshohet se janë binjakët 2-vjeçarë të familjes Lala.

Dionis e Dionisa Lala, janë dy binjakët e kësaj familjeje, më e prekura nga tërmeti në Durrës. Ndërkohë qëdyshohet se janë ende 6 anëtarë nën rrënoja.

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Shembja e vilës në zonën e Kënetës në Durrës, bllokoi nën rrënoja tetë pjesëtarë të një familjeje. Mes tyre një pjesë janë gjetur të vdekur dhe një pjesë janë ende nën rrënoja.

Sadete Lala një e moshuar rreth 75 vjeçe, është gjetur e vdekur nën rrënoja. Po ashtu i vdekur është nxjerrë edhe djali i saj i paralizuar, Ilir Lala.

Të pagjetur vijojnë të jenë Griselda Lala, rreth 15 vjeçe. Marjeta Lala, nusja e djalit të Sadetes, kunata e Ilirit, rezulton e zhdukur, gjithashtu edhe Emilio Lala.

Vajza 6 vjeçe e Marjeta Lalës, Amelia Lala është nxjerrë e pajetë. Binjakët 2-vjeçar Dionis dhe Dionisa Lala, gjithashtu fëmijët e Marjetës, rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani në total si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë konfirmuar 26 viktima dhe mbi 650 të plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.