☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton disa vendime të rëndësishme

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dje disa vendime të rëndësishme ndër të cilat Planet e Përgjithshme Vendore të 7 bashkive (Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Shkodër, Lezhë dhe Rrogozhinë”.

Po ashtu në mbledhjen e sotme KKT miratoi edhe disa vendime të tjera:

– Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
– Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës, Aksi Selenicë-Kuç-Qeparo”,me subjekt zhvillues Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
– Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksioni i Rrugës Shkodër-Velipojë”, me subjekt zhvillues Bashkia Shkodër.
– Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksion i Rrugës Fushë-Krujë-Thumanë, Bashkia Krujë”, me subjekt zhvillues Bashkia Krujë.
– Leje Zhvillimi për objektin: “Terminali i autobuzave Korçë”, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues Bashkia Korçë.
– Leje Zhvillimi për ndërtimin e objektit: “Terminali i Autobuzeve, Fier”, me vendndodhje në Bashkia Fier, me subjekt zhvillues Bashkia Fier.
– Leje Ndërtimi për objektin: “Zona Jet A1 përMagazinimin e Karburantit dhe Sistemin e Shpërndarjes, AEROPORTI NËNË TEREZA (TIA)”,shoqëria “A&V –Gas” sh.p.k.
– Leje ndërtimi për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”,me subjekt zhvillues shoqërinë Integrated Technology Waste Treatment Fier.

– Leje ndërtimi për objektin: “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe venddepozitim i masës sterile, Spaç, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “TETE ALBANIA TUNNEL & MINING”sh.p.k.

– Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Osojë, Bashkia Maliq”, me zhvillues shoqërinë“Favina” sh.p.k.
– Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Goricë, Bashkia Maliq”, me zhvillues shoqërinë“The Blue Star” sh.p.k.
– Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Murasi, Bashkia Malësi e Madhe”, me zhvillues shoqërinë“Mateo&Co” sh.p.k.
– Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit “Stavec”,me subjekt zhvillues shoqëria “Koka & Ergi Energy Stavec” sh.p.k.
– Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit dhe shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit Kabash Porocan”,me subjekt zhvillues shoqëria “Heci-i Kabash Porocan” sh.p.k.
– Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Hidrocentralet “German 1”, “German 2”, “German 3” dhe “German 4”, me vendndodhje në përroin Zalli i Germanit, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncësionare “SA’GA-MAT” sh.p.k.

– Leje zhvillimi për objektin “Kompleks Turistik në parcelën 5 dhe 6a, zonakadastrale 2297, në zonën turistike Ksamil, Sarandë”,me subjekt zhvillues shoqëria “Boiken” sh.p.k.
– Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin Iranian në Shqipëri”, me vendndodhje në Manëz, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”.
– Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin:“Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës,me subjekt zhvillues shoqëria“MWPlan” sh.p.k.
– Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, Hoteleri dhe Shërbime, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Soleil & Sea” sh.p.k.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.