☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Inteligjenca ukrainase: Rusia po forcohet me njësi raketore nga Koreja e Veriut

– Një njësi raketore e Koresë së Veriut ka nisur dislokimin në perëndim të Rusisë dhe mund të pajiset me 120 raketa balistike dhe gjashtë lëshues, të destinuara për sulme kundër Ukrainës, njoftoi sot zyrtari i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Cherniak, raportoi “Reuters”.

Sipas Cherniak, njësia prej rreth 90 ushtarakësh koreano-veriorë, pritet të vendoset në rajonin rus të Voronezhit, pranë Brigadës së 112-të të Raketave.

Ai tha se Koreja e Veriut ka dërguar tashmë një kontingjent të ri me 40 raketa balistike KN-23 dhe KN-24, ndërsa numri përfundimtar i raketave dhe mënyra e dislokimit do të përcaktohen në bisedime të nivelit të lartë muajin e ardhshëm.

Sipas inteligjencës ukrainase, Rusia javën e kaluar, përdori për herë të parë që nga gushti 2025, raketa balistike koreano-veriore për të goditur Ukrainën.

Një nga këto sulme shkatërroi një banesë në fshatin Radushne, duke vrarë pesë anëtarë të së njëjtës familje.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e numrit të raketave balistike, përbën një kërcënim serioz për Ukrainën, e cila ka mungesë të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Shqetësim i veçantë mbetet dimri, kur Rusia mund të rifillojë sulmet masive ndaj infrastrukturës energjetike.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022, bashkëpunimi ushtarak mes Moskës dhe Phenianit është forcuar ndjeshëm.

Sipas Kievit, Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me miliona predha artilerie dhe ka dërguar 14 mijë trupa në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjithashtu se, Rusia synon të marrë edhe 30 mijë ushtarë të tjerë nga Koreja e Veriut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.