☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Ukraina intensifikon sulmet ndaj objekteve energjetike ruse

– Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë ndaj objekteve të naftës në brendësi të territorit rus, duke synuar të dëmtojë ekonominë e luftës së Moskës, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas AP.

Sipas tij, forcat ukrainase goditën një rafineri në rajonin e Bashkortostanit, rreth 1,300 km larg vijës së frontit, si dhe një tjetër në rajonin e Jaroslavlit.

Guvernatori lokal konfirmoi se një sulm me dron shkaktoi zjarr në rezervuarët e naftës.

Ukraina deklaroi gjithashtu se ka goditur dy anije ushtarake ruse në Detin e Zi dhe disa anije të të ashtuquajturës “flotë hije”, që Moska i përdor për të shmangur sanksionet perëndimore ndaj eksporteve të naftës.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja ajrore rrëzoi gjatë natës 605 dronë ukrainas mbi territorin rus.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar edhe  në Ukrainë.

Një sulm me raketa dhe dronë në rajonin e Kievit vrau 17 persona, ndërsa OKB-ja raportoi se në gjashtë muajt e parë të vitit janë vrarë 1 396 civilë ukrainas dhe janë plagosur rreth 7 978, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme.

Zelensky tha se Ukraina po përshpejton ndërtimin e armëve të veta balistike dhe një sistemi të ri kundër-raketor, duke synuar rezultate brenda këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

Ai kërkoi gjithashtu ndihmë urgjente nga aleatët për furnizimin me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, pasi sulmet ruse me raketa balistike dhe bomba ajrore po shtohen.

Ukraina tha se vetëm sistemet amerikane “Patriot” mund të ndalojnë disa prej këtyre raketave, por rezervat e raketave interceptuese janë dobësuar.

Në sulmet e fundit ruse, u raportuan viktima dhe të plagosur në rajonet Harkiv, Sumy, Herson dhe Zaporizhia, përfshirë një sulm ndaj një autobusi me punonjës bujqësorë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.