🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,149 ▼ -1.19% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2499 ▲ +0.42% SOL $92.5000 ▼ -1.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Ukraina kërkon mbledhje urgjente të KS-së pas sulmeve ruse në Detin e Zi

KIEV, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Ukraina ka kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 27 korrik, pas sulmeve ruse ndaj anijeve në Detin e Zi, bëri të ditur ministri i Jashtëm në detyrë i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Sybiha tha se të paktën tre anije civile të transportit të mallrave janë sulmuar ditët e fundit, ndërsa “disa dhjetëra” anëtarë të ekuipazheve janë vrarë ose plagosur.

Ai theksoi se asnjë anije nuk kaloi dje përmes korridorit detar ukrainas në Detin e Zi, pikërisht në kulmin e sezonit të korrjeve.

“Kjo është një formë e qëllimshme terrori ekonomik dhe humanitar. Rusia po mban peng sigurinë ushqimore globale”, shkroi Sybiha, duke u bërë thirrje shteteve, veçanërisht atyre që preken nga situata, të kërkojnë menjëherë ndërprerjen e sulmeve ruse ndaj lirisë së lundrimit në Detin e Zi.

Sipas tij, “asnjë vend nuk ka të drejtë ta çojë botën në uri” dhe vetëm presioni i bashkësisë ndërkombëtare mund t’i japë fund këtyre veprimeve.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi shtimin e presionit ndaj Moskës dhe vendosjen e sanksioneve më të ashpra.

“Në plan afatgjatë do të ketë sanksione, në plan afatmesëm do të ketë goditje, ndërsa në vijën e frontit do të mbajmë pozicione të forta. Të gjitha këto do të realizohen”, deklaroi ai në fjalimin e tij të përnatshëm.

Zelensky njoftoi gjithashtu se është takuar me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker, me të cilin ka diskutuar për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”.

“Na duhen raketa për të mbrojtur jetën e njerëzve tanë. Nuk mund të ketë mungesë të raketave për të neutralizuar raketat balistike, siç ka ndodhur muajt e fundit. Është e rëndësishme që partnerët tanë të na ndihmojnë”, tha presidenti ukrainas.

Ai shtoi se ka zhvilluar bisedime edhe me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për ringjalljen e përpjekjeve diplomatike me synim përfundimin e luftës.

Ukraina po përballet me pushtimin e plotë rus prej më shumë se katër vitesh./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.