🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,149 ▼ -1.19% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2499 ▲ +0.42% SOL $92.5000 ▼ -1.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Vala e të nxehtit të qershorit i kushtoi ekonomisë britanike mbi 1 miliard paund

LONDËR, 23korrik /ATSH-DPA/ – Vala e të nxehtit që goditi Mbretërinë e Bashkuar në qershor shkaktoi humbjen e rreth 24 milionë orëve pune dhe i kushtoi ekonomisë britanike rreth 1.15 miliardë paund (afërsisht 1.53 miliardë dollarë), sipas një studimi të publikuar së fundmi.

Gjatë javës që nisi më 22 qershor, kur temperaturat thyen rekordin historik për muajin qershor, shumë punonjës në të gjithë vendin u detyruan të mungonin në punë ose të reduktonin orët e tyre të punës për shkak të vapës ekstreme.

Kjo ishte vala e dytë e të nxehtit nga tre që kanë goditur Evropën Perëndimore vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, duke sjellë pasoja gjithnjë e më të rënda për shëndetin e njerëzve, infrastrukturën, burimet ujore, bujqësinë dhe jetën e egër.

Sipas analizës së realizuar nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), në bashkëpunim me Qendrën Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike (CMCC), çdo punonjës në Mbretërinë e Bashkuar humbi mesatarisht 0.47 orë pune gjatë javës së fundit të qershorit.

Për studimin, i publikuar të enjten, studiuesit anketuan një kampion përfaqësues në nivel kombëtar prej 1,950 të rriturish britanikë, duke i pyetur se si vala e të nxehtit ndikoi në orët e tyre të punës, cilësinë e gjumit dhe ndryshimet që u detyruan të bënin në rutinën e tyre të punës gjatë asaj jave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.