☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.83 ▲0.83%
ARI 4,403 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,999 ▲ +0.02% ETH $1,918 ▼ -0.1% XRP $1.0376 ▼ -0.25% SOL $76.9800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.83 ▲0.83 % ARI 4,403 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Kosova

Koci: Serbia ka shtuar kontrollet ndaj kosovarëve, kujdes – kontrollohen edhe telefonat

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje që të gjitha rastet e ndalimit apo arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe të bëhen publike dhe të raportohen menjëherë tek institucionet përkatëse, duke paralajmëruar se kontrollet ndaj kosovarëve janë shtuar dukshëm kohët e fundit.

Deklarata e Kocit vjen pas arrestimit të Avdi Memçajt, i cili po mbahet në Burgun Qendror të Beogradit që nga 20 maji, pasi u ndalua në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Kocit, familja nuk e kishte bërë publik rastin për javë të tëra, nga frika se ekspozimi mediatik mund të krijonte presion shtesë dhe pasoja për anëtarët e tjerë të familjes.

Tashmë mbrojtjen juridike të Memçajt e ka marrë vetë Koci, i cili vlerëson se transparenca është mënyra më e mirë për t’u përballur me raste të tilla.

“Ai që ka problem duhet patjetër ta bëjë publik, të më informojë mua apo edhe organet shtetërore të Kosovës, në mënyrë që ne ta kemi pasqyrën e saktë dhe t’i ndërmarrim me kohë veprimet juridike”, deklaroi Koci.

Ai paralajmëroi gjithashtu se autoritetet serbe kanë intensifikuar kontrollet ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë transit nëpër Serbi, duke përfshirë edhe kontrollimin e telefonave mobil.

“Në telefona po kontrollojnë nëse ka ndonjë fotografi të UÇK-së apo materiale të tjera që lidhen me UÇK-në. Në disa raste po i zgjedhin qytetarët si po munden. Unë dyshoj se ka më shumë raste sesa ne i dimë. Prandaj mendoj se shteti i Kosovës duhet ta marrë shumë seriozisht këtë çështje. Kam nevojë edhe për mbështetje institucionale”, tha ai.

Sipas Kocit, ditëve të fundit është vërejtur një shtim i aktivitetit të policisë serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, të premten në pikën kufitare të Mutivodës, autoritetet serbe arrestuan edhe shtetasin e Kosovës Osman Selmani, nën dyshimin për krime të pretenduara të kryera në Prishtinë në qershor të vitit 1999./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.