☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.43 ▲0.26%
ARI 4,218 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,733 ▼ -2.35% ETH $1,640 ▼ -2.48% XRP $1.1177 ▼ -4.67% SOL $64.5900 ▼ -3.55%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Kodheli: Meta ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese ka mirëpërcaktuar të gjitha linjat për Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin

Në përfundim të takimit në Presidencë me Ilir Metën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me palën greke sa i takon kufirit detar edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
“Ramë dakort dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. Këta janë elementë të domosdoshëm që e bëjnë këtë marrëveshjen më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me atë greke”, deklaroi deputetja socialiste.

Ish-ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Gjykata Kushtetuese me rrëzimin e marrëveshjes së 2009 ka mirëpërcaktuar të gjitha linjat për rolin e Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit dhe të gjitha këto janë një bazë e mirë ligjore e morale për të ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes institucioneve të rëndësishme të vendit.

Sa u takon negociatorëve, Kodheli tha se nuk u diskutua për ta, por u la e hapur dera për përfshirjen e të tjerë personave në këtë grup.

“Grupit mund t’i atashohen edhe njerëz dhe ekspertë të tjerë, që mund të jenë këshilltarë të mirë”, u shpreh Kodheli.

Më tej, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, duke iu referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, përjashtoi, të paktën për momentin Gjykatën e Hagës.

“Shkohet në Hagë nëse vendet nuk bien dakort që të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi shprehur gatishmërinë për të hyrë në marrëveshje, s’është nevoja e Hagës”, mbylli fjalën e saj Mimi Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.