🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.11 ▼1.89%
ARI 4,232 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,880 ▲ +0.93% ETH $2,551 ▲ +1.54% XRP $1.4083 ▲ +0.53% SOL $112.1900 ▲ +1.98%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.11 ▼1.89 % ARI 4,232 ▲0.37 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.11 ▼1.89 % ARI 4,232 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Konferencë rajonale në Tiranë, pronat dhe BE në qendër të diskutimeve

Tirana mirëpret sot, 26 maj, konferencën rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.

“50% e aplikimeve tona ditore përpunohen automatikisht në kohë reale. Fuqizimi i Kadastrës është thelbësor në sajë të procesit të negociatave më BE-në”, deklaroi Lorena Goxhobelli, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Më tej, kryeministri Edi Rama tha se kjo konferencë përkon me një moment shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në progresin e saj drejt familjes europiane, ai i mbylljes së kapitujve.

“Përcaktimi i piketave përmbyllëse është element shumnë thelbësor, sidomos për kapitullin e “Themeloreve”, ku përfshihet edhe e drejta e pronës. Në këtë proces, suksesi i transformimit digjital është një element përcaktues, sa i përket progresit tonë. Më duhet të them se për vende si i joni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një frymë tërësisht tjetër”, tha ai.

Theksoi se nuk ka vend tjetër në rajon, ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni.

“Kalimi nga një vend me një pronë tërësisht shtetërore, ku prona private nuk lejohej, kur nuk mund të ëndërroje as një automjet privat, kaluam te një vend me boom të madh demografik, pas rënies së regjimit komunist. Këto ndikuan në mënyrën si perceptohej prona”, argumentoi Rama.

“Ajo që ndodhi me Arkivin në vitet ’90 ishte katastrofë, trashëguam shtresën e titujve të falsifikuar të pronësisë. Ta zbërthesh gjithë këtë është sfidë e vërtetë”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se u desh një legjislacion i ri, proces po ashtu i komplikuar.

“Kemi parë det të përvetësuar, plazhe të përvetësuara, nuk besoj që keni parë diçka të tillë në vendet tuaja”, tha numri një i kabinetit drejtuar përfaqësuesve nga vendet e tjera të rajonit.

Megjithatë, sipas tij, teknologjia e re po ndihmon shumë në këtë fushë.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.