☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 102.02 ▼3.6%
ARI 4,303 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,958 ▲ +0.29% ETH $2,402 ▲ +0.01% XRP $1.2882 ▲ +0.13% SOL $98.1800 ▲ +1.24%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.02 ▼3.6 % ARI 4,303 ▼0.7 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.02 ▼3.6 % ARI 4,303 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kronika

Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës

Jordan Daci jurist, ka folur në “Now” lidhur me mundësinë e ndryshimit të vendimit në Apel sa i përket dënimit me 81 vite burg në total për 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Juristi thekson se vendimi i shkallës së parë mund të ndryshojë ose të zhbëhet nëpërmjet rrugëve ligjore të ankimimit.

“Mund të ndryshojë, mund të zhbëhet, por duhet të kemi parasysh që ky vendim për individin është thjesht vendim gjyqësor. Për Kosovën, në raport me palët e treta, nuk është vetëm vendim gjyqësor, është edhe çështje politiko-ndërkombëtare. Kështu që gjëja komplikohet në momentin kur dilet nga një vendim gjyqësor dhe merr edhe trajta të tjera, të cilat padyshim nuk bazohen në parimet dhe nuk udhëhiqen nga të njëjtat rregulla dhe morale, të themi, siç ka vendimi gjyqësor.

Në këtë aspekt, normalisht rruga e vetme normale për t’u zhbërë ky vendim është ndjekja e rrugës së ankimit: fillimisht në Apel, që ata e kanë të posaçëm, dhe pastaj edhe në Gjykatën e Lartë që janë vetëm tre vetë, pra nuk ka short, dhe pastaj po tre të tjerë që është Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Daci thekson se masat e dënimit të dhëna ishin tërësisht joproprocionale, veçanërisht nëse krahasohen me vendimet e mëparshme të Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi.

“Masat e dënimit ishin totalisht joproprocionale me çfarë kemi parë po të shohim edhe vendimet e Tribunalit të Hagës për kasapët e Ballkanit, jo më për këta që tek e fundit nuk kanë kryer krime lufte pavarësisht se është përdorur emërtimi krime lufte, por nuk vjen se tani nuk mund të thuash janë kryer krime lufte dhe pastaj dënon për krime lufte, pra për krime që bëhen në periudhë lufte. Terminologjia është e pasaktë.

Por çfarë kanë bërë? Kur kanë bërë ligjin e posaçëm, këta e kanë bërë edhe ligj procedurial, edhe kushtetues, i kanë futur edhe ca norma penale brenda dhe praktikisht Kodi Penal i Kosovës nuk është më 100%, por ka dhe shumë gjëra të tjera të cilat futen. Është një ligj i cili, edhe nëse do të jesh 100% dakord me idenë dhe me përmbajtjen, mënyra se si është shkruar është tepër joprofesionale dhe lë vend për manovra pafundësisht”, thekson juristi.

Daci kritikon gjithashtu kohëzgjatjen e paraburgimit 6-7 vite, duke e quajtur atë një manovrë të paligjshme që shkel çdo standard ndërkombëtar të së drejtës.

“Ishte dhe manovra absolutisht e paligjshme: e mbajtën në paraburgim kaq gjatë. Në asnjë vend demokratik të botës një njeri nuk mund të mbahet në paraburgim siç janë mbajtur këta gjashtë-shtatë vite. Nuk ka asnjë lloj standardi botëror. Edhe në Kinë, vendin më jodemokratik të botës po të shkosh, brenda dy viteve-tre të japin drejtim, ik, s’ka më. Edhe u dënua me 15 vite, pavarësisht se nuk i bëri se vdiq. Pra padyshim po. Unë mendoj që këtu ka vend për pafajësi”, tha juristi Daci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.