⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.73 ▲0.8%
ARI 4,051 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,694 ▼ -1.54% ETH $2,065 ▼ -2.83% XRP $1.0550 ▼ -4.03% SOL $83.0400 ▼ -3.73%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,051 ▲0.52 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,051 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Koronavirusi/ Belortaja: Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve në Kinë, por duhen respektuar udhëzimet

Ministria e Jashtme e Kinës ka mbledhur ambasadorët e akredituar në Pekin, për t’i informuar mbi situatën pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Wuhan. Duke informuar mbi këtë takim, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja u shpreh se Ministria e Jashtme kineze nuk dha ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve.

“Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi … “më dëmprurës sesa … vetë virusi”, si dhe besim”, u shpreh Belortaja.

Sipas tij, Ministria e Jashtme kineze iu referua përballjeve të ngjashme (SARS në 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi të tjera si H5N1, Ebola, etj.), nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë.

“Ndërkohë ende virusi nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen”, theksoi ai duke përcjellë edhe shifrat e të prekurve.

“Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu, prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë të përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan, të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14-ditore, edhe pse nga testi fillestar doli në rregull! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mail-in e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEP”, u shpreh Belortaja.

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë, po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”, përfundoi Belortaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.