☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.37 ▲0.47%
ARI 4,076 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,740 ▲ +0.57% ETH $2,346 ▲ +0.72% XRP $1.3281 ▲ +1.3% SOL $101.3100 ▲ +0.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.37 ▲0.47 % ARI 4,076 ▲0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.37 ▲0.47 % ARI 4,076 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova dështon përfundimisht të pranohet në INTERPOL, merr vetëm 68 vota

Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e INTERPOL-it. Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Express raporton se në raundin e dytë të votimit, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 total.

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka shprehur zhgënjimin për mos anëtarësimin e shtetit në Interpol. Sipas Qeverisë, fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. “Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.  Qeveria e Republikës së Kosovës, falënderon të gjitha shtetet që votuan për, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it.

Pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it mediat serbe kanë njoftuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq do të mbajnë një konferencë për media.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter.

Nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL’it, ku është i pranishëm ministri i brendshëm serb, ai ka publikuar një fotografi dhe ka shkruar një mbishkrim në të “Pobega” .

Mediat e Beogradit kanë raportuar menjëherë pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, Interpol. Gazeta  “Telegraf.rs” shkruan se kjo ishte një fitore e madhe për Serbinë, transmeton Indeksonline

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.