☁️
Tiranë 27°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.73 ▲1.83%
ARI 4,448 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,292 ▲ +1.06% ETH $2,515 ▲ +1.48% XRP $1.4400 ▲ +3.72% SOL $104.7900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.73 ▲1.83 % ARI 4,448 ▲0.2 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.73 ▲1.83 % ARI 4,448 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Kosova sapo kishte dalë nga lufta – Shala rrëfen si strehoi mbi 83 mijë refugjatë nga Maqedonia dhe Lugina

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka rrëfyer për angazhimin e shoqatës në strehimin dhe përkujdesjen ndaj dhjetëra mijëra personave që u larguan nga lufta në Maqedoni të Veriut dhe në Luginën e Preshevës.

Duke folur në “Përballje Podcast”, Shala tha se gjatë konfliktit në Maqedoni, 64,979 persona gjetën strehim në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, të zhvendosurit hynë në Kosovë kryesisht përmes zonës së Dragashit, Prizrenit dhe Zhurit, ndërsa një pjesë e tyre u vendosën deri në Ferizaj dhe Kaçanik.

“64 mijë e 979 persona nga lufta e Maqedonisë janë strehuar në Kosovë. Kanë ardhur nga vija kufitare Dragash–Prizren–Zhur, deri në Ferizaj e Kaçanik. Ne kemi qenë shumë të mobilizuar dhe i kemi strehuar”, tha Shala.

Ai theksoi se për përkujdesjen ndaj tyre u angazhua rrjeti i Shoqatës “Nëna Terezë”, së bashku me donatorët dhe partnerët që bashkëpunonin me organizatën.

“Për këta është kujdesur Shoqata ‘Nëna Terezë’, së bashku me donatorët që i kishim”, deklaroi ai.

– YouTube www.youtube.com

Shala tregoi se jo shumë kohë më pas, me nisjen e konfliktit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Kosova u përball sërish me ardhjen e personave që kërkonin strehim

Sipas tij, rreth 18,400 persona u strehuan dhe u ushqyen në Kosovë për një periudhë të gjatë.

“Rreth 18 mijë e 400 persona janë strehuar dhe janë ushqyer deri vonë, derisa u krijuan kushtet që të ktheheshin”, tha Shala.

Ai e paraqiti këtë periudhë si një vazhdim të misionit humanitar të “Nënës Terezë”, e cila, vetëm pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, u gjend sërish përballë nevojës për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga konfliktet në rajon.

Rrëfimin e plotë të Zef Shalës mund ta ndiqni në pjesën e dytë të “Përballje Podcast”./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.