☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

KQZ diskuton me Zyrtarët Ekzekutiv të KKZ-ve për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi punëtori me zyrtarët ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore qendrore dhe lokale të mbajtura në vitin 2025.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në këtë punëtori të organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, pashmangshëm u diskutua për hapat që duhet ndërmarrë në procesin e ri zgjedhor për trajtimin e sfidave të paraqitura gjatë atyre proceseve.

Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, krahas problemeve të evidentuara sidomos në procesin e fundit zgjedhor me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në disa Qendra Komunale të Numërimit, theksoi rëndësinë për kujdes të shtuar gjatë do faze të përgatitjes së zgjedhjeve, e deri te numërimi dhe certifikimi i rezultateve.

Po ashtu, anëtarët prezentë të KQZ-së dhe ZEKKZ-të, diskutuan sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre.

Në çdo komunë të Republikës së Kosovës, KQZ ka të punësuar të përhershëm Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), të cilët, gjatë periudhës së zgjedhjeve janë Kryesues të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat e tyre përkatëse.

KKZ janë përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve brenda komunave, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e KQZ, nëpërmjet Sekretariatit, me qëllim të garantimit të ligjshmërisë, legjitimitetit dhe efikasitetit të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.