☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca: Pasaportë autentike e verës shqiptare në panairin “Vinitaly 2023”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cilësoi një moment historik pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë të verërave në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023” në Verona, Itali.

E pranishme në këtë event, ministrja Krifca tha se “është një moment historik sot që jemi bërë bashkë, rreth 20 kantina të cilat kanë ardhur në panairin më të madh në botë për të prezantuar ekselencën shqiptare të varieteteve autoktone që neve na diferencojnë nga të tjerë si vloshi, kallmeti, të cilat janë një pasaportë autentike e verës shqiptare që janë vlerësuar dhe si një diamant i Shqipërisë”.

Krifca tha se “ne jemi gati së bashku me prodhuesit e kësaj industrie që dhe me mbështetjen e programeve të ndryshme të qeverisë kanë ngritur një infrastrukturë të teknologjisë bashkëkohore të prodhimit të verës për të sjellë një prodhim jo vetëm cilësor por edhe mjaft karakteristik të tokës tonë”.

Ministrja tha se, përfaqësimi i kësaj industrie në kuadër të Ballkanit të Hapur është një eksperiencë shumë e mirë me rezultate konkrete në zhvillimin e tregtisë.

“Ne patëm një eksperiencë shumë të mirë gjatë vitit të kaluar në nëntor dhe bashkë me prodhuesit tanë përgatitëm një brand që ne e kemi quajtur vizioni i verës nga Ballkani i Hapur që është një nga produktet bujqësore që nëpërmjet Ballkanit të Hapur krijon një pasaportë të re të një bashkimi dhe fuqie që ne tre vendet e kemi dhe prodhuesit tanë bashkë me prodhuesit e tjerë të shkëmbejnë informacione dhe shkëmbime tregtare të brendit shqiptar. Ka një interes të madh të vizitorëve në stendën shqiptare”, theksoi Krifca.

Ministrja tha se, “ne kemi kaluar ligjin e ri të verës duke i ardhur në mbështetje nevojave aktuale të këtij sektori i cili është në rritje, është modernizuar dhe nëpërmjet ligjit të ri formalizohet dhe çel rrugën drejt eksporteve duke ruajtur identitetin e vreshtave dhe verës lokale dhe është shumë e rëndësishëm që të targetohemi dhe diferencohemi me karakteristikat e prodhimeve tona vendore”.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim sektorin dhe përmes programit IPARD III pra një masë dedikuar mbështetjes së kantinave dhe vreshtave që do të ndihmojë ato në marketimin, etiketimin dhe rritjen standard të këtij produkti”, përfundoi ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.