☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2529 ▲ +0.51% SOL $95.6400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryemadhi për RaiNews: Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar

“Vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë  dhe në rajon.” – deklarata vjen nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për RaiNews, në të cilën sqaron vendimin ekstrem të opozitës për djegien e mandateve. Gazetarja Laura Tangherlini e cila ndoqi nga afër protestën e opozitës në Tiranë zhvilloi intervista me aktorët kryesorë politikë në vend.

Pyetje:  Kryeministri Rama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…

Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.

Pyetje: Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhes mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?

Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.

Pyetje: Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjëndje e politikës në familjen tuaj?

Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndyshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi  në familje kemi gjithësecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpmaja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.