☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,358 ▼ -1.51% ETH $2,246 ▼ -0.07% XRP $1.2486 ▼ -1.33% SOL $96.1600 ▼ -1.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kryeziu: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se marrëveshja politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk mund të prodhojë rezultat nëse palët nuk tregojnë më shumë seriozitet dhe nuk arrijnë një konsensus të qëndrueshëm.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në “Five” të Dukagjinit, Kryeziu tha se, bazuar në përvojën e tij dhe zhvillimet politike, nuk pret që situata aktuale të zgjidhet përmes marrëveshjeve të tilla.

“Unë e konsideroj që nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje në këtë mënyrë. Duhet të jenë më seriozë në marrëveshje dhe mos të merren me letra dhe fjalamani. Kjo duhet me pas një konsensus dhe duhet me qenë serioz”, tha Kryeziu.

Sipas tij, përfundimi më i mundshëm i krizës aktuale politike është shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Konsideroj se përmbyllja e krejt kësaj është se do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Kryeziu e lidhi mungesën e seriozitetit politik edhe me mënyrën se si është zhvilluar procesi i (mos)konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa sipas tij, procesi është nisur vetëm në ditën e fundit të këtij afati dhe nuk ka përfunduar.

“Jo seriozitet është te konstituimi i Kuvendit. Konstituimi është dashur të bëhet brenda 30 ditëve, që nga momenti i shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Dhe këta kanë filluar konstituimin në ditën e 30. Aty shihet përherë që nuk është seriozitet për krijimin e institucioneve”, tha ish-gjyqtari i Kushtetueses.

Deklarata e Kryeziut vjen në kohën kur partitë politike nuk kanë arritur të sigurojnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërsa marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut është përballur me kundërshtime brenda LDK-së.

Dështimi për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund ta rikthejë vendin në një cikël të ri zgjedhor./Tv Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.