☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.78 ▼0.96%
ARI 4,020 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,806 ▼ -0.46% ETH $2,310 ▼ -0.55% XRP $1.2955 ▲ +0.35% SOL $99.8700 ▼ -1.46%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
roze

“Kur u zgjova, doja të vdisja”, rrëfimi tronditës i Cara Delevingne

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka bërë një rrëfim tronditës për periudhën më të errët të varësisë së saj nga droga, duke zbuluar se një mbidozë për pak sa nuk i mori jetën.

Në podcastin “The Louis Theroux Podcast”, 33-vjeçarja tregoi se përfundoi në spital pasi konsumoi kokainë, e cila, sipas saj, mund të ketë qenë e përzier me opioide.

“Më dhanë nalokson dhe u zgjova në spital. Kur hapa sytë, gjithçka ndryshoi,” tha ajo.

Cara kujtoi se partnerja e saj ishte ajo që telefonoi ambulancën dhe policinë, ndërsa pranoi se momenti kur u zgjua ishte tepër i vështirë.

“Doja të vdisja. Të shihja dhimbjen në fytyrat e njerëzve që doja ishte një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar,” u shpreh ajo.

Modelja foli edhe për fotot e vitit 2022, ku u pa në gjendje të rënduar pas festivalit Burning Man. Ajo zbuloi se pak minuta para se të fotografohej kishte pësuar një krizë epileptike të shkaktuar nga përdorimi i drogës.

Sipas saj, publikimi i atyre imazheve pati pasoja të mëdha në karrierë.

“Humba punë si modele. Të gjithë heshtën dhe u shqetësuan për mua. Ishte një periudhë e tmerrshme,” tha Delevingne.

Aktorja tregoi se pikërisht kjo periudhë e shtyu të kërkonte ndihmë profesionale dhe të hynte në një program rehabilitimi.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.