🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 30 April 2026
S&P 500 7,142 ▲0.08%
DOW 49,255 ▲0.8%
NASDAQ 24,628 ▼0.18%
NAFTA 105.52 ▼1.27%
ARI 4,626 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,530 ▼ -0.14% ETH $2,268 ▼ -1.22% XRP $1.3712 ▼ -0.02% SOL $83.3500 ▼ -0.55%
S&P 500 7,142 ▲0.08 % DOW 49,255 ▲0.8 % NASDAQ 24,628 ▼0.18 % NAFTA 105.52 ▼1.27 % ARI 4,626 ▲1.4 % S&P 500 7,142 ▲0.08 % DOW 49,255 ▲0.8 % NASDAQ 24,628 ▼0.18 % NAFTA 105.52 ▼1.27 % ARI 4,626 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, njëherit Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat, Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, njëherit Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat, Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Kurti tha se gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe në këtë mënyrë jemi të sigurt se ku shkojmë.

“Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se dëshmorët dhe martirët e kombit ne i përkujtojmë përherë dhe do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Lexoni më poshtë prononcimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Në Shtuticë e Vërboc, në Gllobar e Baks, në fshatra të ndryshme të Drenicës, në secilën prej këtyre para 27 vjetëve ranë dhjetëra martirë e dëshmorë të kombit, dhe siç thuhet edhe në këtë memorial gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe në këtë mënyrë jemi të sigurt se ku shkojmë.

Republika e Kosovës, demokratike e pavarur, shtet i orientuar kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja i ka rrënjët e lirisë së saj dhe themelet e sistemit të institucioneve në gjakun e këtyre dëshmorëve edhe martirëve.

Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë.

Duhet të bëhet më shumë nga Prokuroria dhe Gjyqësori, duhet të veprohet më shpejt nga Prokuroria dhe Gjyqësori, për shkak se njëmend dëshmitë materiale janë këtu, mirëpo në anën tjetër dëshmitarët po mplaken, shumë prej tyre edhe po ndërrojnë jetë, prandaj na duhet që të nxitohemi që të kemi sa më shumë drejtësi për viktimat tona.

Në anën tjetër, Kosova është më e fortë se kurrë. Ushtria dhe Policia edhe për nga aftësitë, edhe për nga madhësia, janë në nivel të lartë dhe kurrë më askush nuk guxon që t ‘na e mësyjë për të vrarë pleq e fëmijë, gra e burra, të rinj e të reja, siç është bërë në luftën e fundit në Kosovë.

Dëshmorët dhe martirët e kombit ne i përkujtojmë përherë dhe do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Njëkohësisht, nuk harrojmë se gjenocidi i Serbisë i viteve 1998-1999, është gjenocidi i katërt dhe i fundit i Serbisë. Por, janë edhe tri gjenocide të tjera që na i ka kryer ajo mbi popullsinë tonë në brezat e mëhershëm: Është ai gjenocidi i para 150 vjetëve, para e rrotull paqes së Shën Stefanit të Kongresit të Berlinit; pastaj është gjenocidi i dy luftërave ballkanike; dhe, është gjenocidi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Pra, gjenocidi i Serbisë mbi popullin e Kosovës i viteve 1998-1999 është veçse gjenocidi i katërt dhe i fundit. Asnjëri prej këtyre gjenocideve nuk falet. Serbia na ka pamatshëm borxh dhe me forcimin e shtetit tonë në njërën anë dhe të mbrojtjes së kufijve e të territorit në anën tjetër, ne i dalim zot popullit e shtetit, por në të njëjtën kohë edhe në përputhje me amanetin e dëshmorëve, kryejmë përgjegjësitë shtetërore.

Republika e Kosovës, dinjitetin e sovranitetin, socio-ekonominë, integritetin territorial e institucional, Forcën e Sigurisë dhe Policinë, i ka në nivele gjithnjë e më të larta dhe një përparim e një ngritje e këtillë vetëm sa do vazhdojë në javët, muajt dhe vitet në vijim.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar të të gjitha kohërave! /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.