☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.77 ▲2.5%
ARI 4,447 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,222 ▼ -1.51% ETH $2,470 ▼ -0.78% XRP $1.3885 ▼ -0.98% SOL $102.5600 ▼ -2.35%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.77 ▲2.5 % ARI 4,447 ▼0.67 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.77 ▲2.5 % ARI 4,447 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Kurti: ​Deri në fund të vitit do të rinovohen 192 shtëpi për familjet e cenueshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet këtë vit, por edhe deri më 2028.

Sipas tij, vetëm deri në fund të 2026, do të përkrahen 192 familje të cenueshme përmes rinovimit të shtëpive.

Ai, pasi vizitoi të martën në Prishtinë njërën nga familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”, të mundësuar përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe UNDP-së, me financim të Danimarkës, tha se ky numër do të shkojë në 280 deri në fund të programit, më 2028.

“Kjo është ndër 51 shtëpitë e familjeve të cenueshme që i kemi rinovuar. Siç e tha ministrja Rizvanolli, deri në fund të vitit do t’i përkrahim 192 familje duke ua rinovuar shtëpitë dhe në 2028 ky numër do të shkojë në 280 familje në tërë Kosovën. Tash, pesë anëtarët e familjes Dragidella do të kenë kushte më të dinjitetshme për jetë pas investimeve që janë bërë në termoizolimin e fasadës dhe çatisë. Kjo familje ka konsumuar gjatë vitit mbi 85 megavat-orë në vit dhe tash do të ketë një rënie të konsumit, plus kushte më të mira brenda. Kjo do të thotë e ngrohtë gjatë dimrit dhe freskët gjatë verës, me një zbritje të konsumimit të energjisë me 74 për qind”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se investimet në efiçiencën e energjisë do të ndikojnë në uljen e ndjeshme të konsumit dhe faturave të energjisë.

“Përgjatë pesë viteve të fundit më keni dëgjuar shpesh duke folur për efiçiencë të energjisë, kursim dhe tranzicion energjetik. Këto koncepte që duken ndoshta abstrakte, mirëpo në fakt ato janë të prekshme dhe fillojnë që nga shtëpitë tona. Sa i kemi shtëpitë të izoluara mirë, sa konsumojnë energji ose sa mund të kursejmë energji. Kjo do të thotë jo vetëm konsum më i ulët i energjisë e ulje e emetimeve dhe ndotjes së ambientit, por mbi të gjitha kjo ka të bëjë me kushte të dinjitetshme për çdo familje të Kosovës. Ju e dini se në të kaluarën kemi përkrahur mbi 3500 familje për t’i izoluar shtëpitë e tyre, mirëpo këtë radhë jemi fokusuar te familjet më të cenueshme. Të gjitha familjet e cenueshme që do të jenë deri në 280 deri në fund të programit janë familje që janë brenda skemës sociale”, tha ajo.

Rinovimin e shtëpisë e mirëpritën familjarët, të cilët u shprehën falënderues ndaj qeverisë dhe mbështetësve të programit për efiçiencë. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.