☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,247 ▼ -1.94% ETH $2,241 ▼ -0.39% XRP $1.2463 ▼ -1.22% SOL $96.0700 ▼ -2.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Dogana e Kosovës arkëtoi 1.347 miliardë euro të hyra, 6% më shumë se vitin e kaluar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, apo 6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kurti ka deklaruar se nga viti 2021 deri në vitin 2025, rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.

Ai ka veçuar edhe reformat e ndërmarra për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe deklarimin e mallrave para arritjes, masë e cila, sipas tij, ka ulur kohën e procesimit me rreth 70 për qind.

Krahas rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Kurti ka thënë se Dogana ka forcuar kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Sipas tij, funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

Në kuadër të modernizimit, Kurti ka përmendur edhe projektet strategjike që janë në zhvillim, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.