☁️
Tiranë 29°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 84.09 ▼5.84%
ARI 4,085 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,078 ▲ +1.01% ETH $1,958 ▲ +3.87% XRP $1.1050 ▲ +0.68% SOL $76.8100 ▲ +2.67%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.09 ▼5.84 % ARI 4,085 ▲0.34 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.09 ▼5.84 % ARI 4,085 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kush e themeloi Shoqatën “Nëna Terezë”? Zef Shala rrëfen si nisi iniciativa në vitin 1990

Drejtori ekzekutiv dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka treguar për fillesat e kësaj organizate dhe parimet mbi të cilat ishte themeluar në vitin 1990.

Në një diskutim në “Përballje Podcast” në Telergafi, Shala tha se iniciativa për themelimin e shoqatës ishte mbështetur nga personalitete të njohura të institucioneve të asaj kohe, ndërsa gjenezën e kishte në Kishën Katolike.

Sipas tij, një nga nismëtarët ishte ipeshkvi i atëhershëm, Imzot Nikë Prela.

“Iniciativa për themelimin e shoqatës ka nisur nga drejtues dhe njerëz të njohur të institucioneve të ndryshme të asaj kohe. Mirëpo, gjenezën e saj e ka në Kishën Katolike, përkatësisht te ipeshkvi i atëhershëm, Imzot Nikë Prela”, deklaroi Shala shkruan Telegrafi.

Ai tregoi se iniciativa u legjitimua më 10 maj 1990, në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Shala tha se në themelimin e shoqatës morën pjesë 127 themelues, ndërsa për funksionimin e saj ishte hartuar një statut që përcaktonte qartë karakterin dhe misionin humanitar të organizatës.

– YouTube www.youtube.com

Sipas tij, “Nëna Terezë” ishte konceptuar si një institucion vullnetar, gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë njerëzit, pa dallim përkatësie.

“Shoqata ‘Nëna Terezë’ ishte institucion humanitar dhe vullnetar, jo nacional, jo religjioz dhe jo fetar. Ajo nuk bënte dallime në bazë të ngjyrës apo racës, por ishte për të gjithë”, tha Shala.

Ai theksoi se parimet e shoqatës ishin frymëzuar nga veprimtaria humanitare e Nënës Terezë në mbarë botën.

“Veprimtaria e Nënës Terezë në botë ishte e tillë. Ne u përpoqëm të merrnim një pjesë të misionit dhe veprës së saj, jo gjithçka që ajo kishte bërë në botë”, u shpreh Shala

Shoqata “Nëna Terezë” më pas do të shndërrohej në një nga organizimet më të mëdha humanitare dhe vullnetare në Kosovë, duke ofruar ndihmë sociale, ushqimore dhe shëndetësore për qytetarët në rrethanat e rënda të viteve ’90.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.