☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,032 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,008 ▼ -2.82% ETH $2,272 ▼ -3.75% XRP $1.2484 ▼ -5.97% SOL $97.3100 ▼ -5.09%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,032 ▲0.01 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,032 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, ku bëjnë pjesë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe protokollet 5, 6 dhe 7 të aderimit dhe amendamentimit të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore, raporton KosovaPress.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se marrëveshja për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s do të mundësojë eliminimin e tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale.

“Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në thellimin e integrimit ekonomik me tregjet e shteteve evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale”, tha ajo. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.