☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kuzeska: Mickoski po heq dorë nga BE dhe po e dërgon vendin drejt izolimit

Duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese pa garanci dhe pa kushte të qarta për vazhdimin e procesit eurointegrues, zëdhënësja LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, akuzoi Mickoskin se po heq dorë nga perspektiva evropiane e vendit dhe po e çon Maqedoninë e Veriut drejt izolimit.

Ajo ka vlerësuar se Qeveria nuk ka vullnet për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mickoski pranoi se ai dhe organizata e tij kriminale, OBRM-PDUKM nuk duan që Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Jo sepse nuk besojnë në Evropë, por sepse kanë frikë nga ajo që sjell Evropa: gjyqësor të pavarur, Prokurori Publike Evropiane dhe përgjegjësi për të gjithë ata që e kanë plaçkitur dhe shkatërruar shtetin. Pikërisht kjo e frikëson Mickoskin. Nuk do të mund të kurdisë më tenderë partiakë, marrëveshje milionëshe me kompani të afërta dhe keqpërdorim të parave të buxhetit. Nuk do të mund të vazhdojnë të vjedhin paratë e qytetarëve”.

Sipas saj, qytetarët e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian sepse siç tha, kjo nënkupton standard më të mirë jetese, ekonomi më të fortë, investime të huaja, qasje në tregun evropian dhe mundësi më të mëdha zhvillimi për të rinjtë.

“Evropa nënkupton arsim cilësor sipas standardeve evropiane, programe zhvillimore për studentët dhe mundësi reale që të ndërtojnë të ardhmen në vend, e jo të detyrohen të blejnë biletë vetëm për një drejtim. Evropa nënkupton qasje në fondet zhvillimore evropiane, në vend të borxheve. Ndërsa për Qeverinë e Mickoskit, Evropa do të thotë fund i tenderëve kriminalë, fund i pandëshkueshmërisë dhe vendosje e përgjegjësisë – pikërisht asaj prej së cilës ata ikin”.

Kuzeska vlerësoi se Mickoski erdhi në pushtet me premtime që nuk i përmbushi dhe se sot, në vend të reformave, tha se po kërkon justifikime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.