☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,731 ▼0.28%
DOW 53,880 ▼0.18%
NASDAQ 26,448 ▼0.59%
NAFTA 83.13 ▲1.22%
ARI 4,442 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,506 ▼ -0.51% ETH $1,864 ▼ -0.3% XRP $1.0108 ▼ -0.74% SOL $74.9600 ▼ -0.91%
S&P 500 7,731 ▼0.28 % DOW 53,880 ▼0.18 % NASDAQ 26,448 ▼0.59 % NAFTA 83.13 ▲1.22 % ARI 4,442 ▲0.5 % S&P 500 7,731 ▼0.28 % DOW 53,880 ▼0.18 % NASDAQ 26,448 ▼0.59 % NAFTA 83.13 ▲1.22 % ARI 4,442 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

Lavdari “ringjallet” për një ditë, banorët kërkojnë rrugën për t’u kthyer në fshat

Lavdari i Korçës, dikur një nga fshatrat më të mëdhenj të zonës, sot është thuajse bosh. Nga qindra familje që jetonin këtu, kanë mbetur vetëm rreth 20 shtëpi. Banorët thonë se mungesa e rrugës, shkollës dhe shërbimeve bazë ka qenë ndër arsyet kryesore që i ka detyruar familjet të largohen.

Por çdo mes gushti, Lavdari merr sërish jetë. Ish-banorët që jetojnë në emigracion kthehen për festën e fshatit, duke sjellë me vete kujtimet e fëmijërisë dhe dëshirën për ta parë sërish vendlindjen të gjallë.

Në këtë ditë feste, rrugët mbushen me njerëz që kanë lindur dhe janë rritur në Lavdar. Për shumë prej tyre, megjithatë, kthimi përfundimtar mbetet i vështirë, pasi rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës vijon të jetë një nga pengesat kryesore.

“Lutemi bashkisë, po pati mundësi të bëhet diçka. Kemi qenë fshati më i madh. Banorët, për shkak të rrugës, shkollës e largësisë së qytetit, janë larguar. Fëmijët tanë rriten në Australi, Amerikë. Duan të vijnë prapë, të ndërtojnë, por nuk kanë mundësi po nuk u bë rruga. Po u bë rruga, mund të afrohemi prapë në fshat”, është shprehur një qytetar.

Ish-banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe investime në infrastrukturë, pasi besojnë se një rrugë e mirë do t’u krijonte mundësi të rindërtonin shtëpitë dhe të riktheheshin më shpesh në vendlindje.

“Mirë është të rregullohet. Sa që arrijmë, bëhet kjo festë. Rruga duhet të bëhet. Njerëzit vijnë prapë, po qe rruga e rregullt. Bëhen edhe banesat. Nga rruga iku fshati ynë. Ka qenë 480 shtëpi, sot hiç”, është shprehur një ish-banore.

Disa prej tyre thonë se, nëse infrastruktura përmirësohet, janë të gatshëm të investojnë sërish në vendlindje dhe të ndërtojnë shtëpitë e tyre.

Lavdari sot feston për të mos harruar. Pas këngëve, takimeve dhe rikthimit të përkohshëm të banorëve, mbetet një kërkesë e thjeshtë: një rrugë që t’i lidhë sërish me vendlindjen. Sepse për ata që janë larguar, nëse rikthehet rruga, mund të rikthehen edhe njerëzit, shtëpitë dhe jeta në fshat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.