🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 102.20 ▼3.43%
ARI 4,311 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,297 ▲ +0.45% ETH $2,414 ▲ +0.4% XRP $1.3078 ▲ +2.04% SOL $98.5400 ▲ +1.2%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.20 ▼3.43 % ARI 4,311 ▼0.5 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 102.20 ▼3.43 % ARI 4,311 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

“Le Monde”: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, vendimi trondit Kosovën

– Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli sot ish-presidentin, Hashim Thaçi, fajtor për krime lufte, sipas media franceze “Le Monde”.

Gjykata speciale për Kosovën, e vendosur në Hagë të Holandës, dënoi sot, më 16 shtator, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim për krime lufte, të kryera nga guerilët shqiptarë të Kosovës në fund të viteve 1990.

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli Hashim Thaçin fajtor, ndër të tjera, për “arrestim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe trajtim mizor”.

“Trupi gjykues ju dënon me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burgim, duke zbritur nga kjo periudhë kohën që keni kaluar tashmë në paraburgim”, deklaroi gjyqtari kryesues Charles Smith gjatë leximit të aktgjykimit.

Hashim Thaçi, i veshur me kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë, e dëgjoi në heshtje aktgjykimin.

“Një aktgjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Është një vendim i trishtueshëm, i padrejtë dhe i pamerituar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, për mediet jashtë gjykatës.

Vrasje, torturë, përndjekje dhe ndalime të paligjshme

Hashim Thaçi konsiderohet hero nga shumë banorë të Kosovës.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën në kryeqytet për të ndjekur në ekrane të mëdha shpalljen e dënimit.

Në sheshin qendror të Prishtinës ishte vendosur një numërim mbrapsht deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit, i shoqëruar me mesazhin “Kosova pret”.

Të njëjtat ekrane dhe panele ishin vendosur edhe në qytete të tjera.

Në momentin kur u shpall aktgjykimi, turma heshti.

Shumë njerëz dukej se ishin të tronditur nga vendimi, pasi mbështetësit e Thaçit kishin pritur që ai të lirohej.

Përgatitjet për kthimin e tij në Kosovë kishin nisur tashmë.

Por, sapo u bë e qartë se ish-presidenti do të qëndronte në paraburgim, sheshi qendror i Prishtinës u boshatis pothuajse tërësisht brenda pak minutash.

Më shumë dënime

Më shumë se tre vjet pas fillimit të këtij procesi gjyqësor në shkallë të parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën Hashim Thaçin, ish-udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fajtor për krime të kryera nga kjo guerilje, gjatë luftës kundër forcave serbe dhe menjëherë pas përfundimit të konfliktit, në vitet 1998 dhe 1999.

Në kohën kur u akuzua, në nëntor 2020, Hashim Thaçi ishte president i Kosovës.

Pas ngritjes së aktakuzës, ai dha dorëheqjen dhe u dorëzua në Hagë, ku u vendos në paraburgim.

Gjatë gjyqit, Prokuroria foli për vrasje, torturë, përndjekje dhe ndalime të paligjshme të personave në kampe ndalimi në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, këto krime u kryen nga pjesëtarë të UÇK-së ndaj qindra civilëve, përfshirë serbë, romë dhe shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë politikë.

Rreth 13 mijë persona u vranë gjatë konfliktit në Kosovë, prej të cilëve rreth 11 mijë ishin shqiptarë të Kosovës, shumica civilë.

Lufta përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s, e cila detyroi forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës.

Dënimet e tjera

Për shumicën e banorëve shqiptarë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja janë simbole të luftës për pavarësinë e Kosovës.

Përveç ish-presidentit Thaçi, në këtë proces u gjykuan edhe Kadri Veseli, ish-drejtues i inteligjencës së UÇK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Thaçit; Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK-së; dhe Rexhep Selimi, drejtues i operacioneve të saj.

Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Kadri Veseli me 18 vjet burgim.

Sipas gjykatës, të katër u shpallën penalisht përgjegjës për ndalimin arbitrar dhe torturën e qindra personave, si dhe për 96 vrasje.

Megjithatë, ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Prokurorja Kimberly West kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, të cilët akuzoheshin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Të katër ish-krerër e UÇK-së e mohuan fajësinë dhe u deklaruan “të pafajshëm” gjatë procesit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.