🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.45 ▼0.76%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +5.15% ETH $2,431 ▲ +7.73% XRP $1.3077 ▲ +4.24% SOL $96.4200 ▲ +5.38%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.45 ▼0.76 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.45 ▼0.76 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

LETONI – Rrëzohet një dron i ardhur nga Bjellorusia

RIGA, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Një dron i rrëzuar nga avionët luftarakë të NATO-s mbi territorin e Letonisë javën e kaluar kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit nga Bjellorusia fqinje, deklaroi sot ministri letonez i Mbrojtjes, Raivis Melnis.

Megjithatë, ministri theksoi se origjina e dronit mbetet ende e paqartë.

Avionë luftarakë italianë “Eurofighter” rrëzuan të premten dronin mbi rajonin e Balvit, në verilindje të Letonisë, rreth 20 kilometra nga qyteti me të njëjtin emër.

Ushtria letoneze kontrolloi vendin ku u rrëzua droni dhe shpërtheu në mënyrë të kontrolluar mbetjet e rrezikshme.

Sipas Melnis, pjesë të mjetit fluturues vazhdojnë të analizohen nga ekspertët për të përcaktuar origjinën dhe funksionin e tij.

Sipas ushtrisë letoneze, droni hyri në hapësirën ajrore të vendit si pasojë e ndërhyrjeve ruse në sinjalet e navigimit.

Kjo ka nxitur dyshimet se mund të bëhej fjalë për një dron ukrainas që kishte devijuar nga trajektorja e tij.

Letonia kufizohet me Rusinë në lindje dhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë regjistruar disa incidente me dronë në territorin e saj.

Në disa raste, dronë që kishin humbur drejtimin kanë hyrë në hapësirën ajrore letoneze dhe janë rrëzuar pasi ishin devijuar nga objektivat e tyre në veriperëndim të Rusisë.

Në fillim të qershorit, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një tjetër dron të devijuar mbi territorin e Letonisë.

Melnis paralajmëroi se dronët që hyjnë në territorin letonez do të vazhdojnë të rrëzohen për të mbrojtur sigurinë e banorëve dhe pronën e tyre.

Sipas tij, rreziku i incidenteve të tjera me dronë mbetet i pranishëm.

“Ukraina po mbron veten dhe vazhdon të sulmojë territorin rus me dronë, ndërsa Rusia po merr kundërmasa”, tha ministri letonez i Mbrojtjes. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.