☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,818 ▼ -0.13% ETH $2,242 ▲ +0.37% XRP $1.1545 ▼ -4.28% SOL $89.8500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar sot sërish ndaj deklaratave të Dritan Goxhajt, i cili u prezantua si ish-luftëtar i UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, ku lexoi kërkesat e grupit koordinues të protestës.

Rama publikoi një dokument përmes një postimi në rrjetet sociale, qw mban datën 21 prill 1999, që sipas tij i përket periudhës së luftës në Kosovë dhe i drejtohej Shtabit të Operacionit “Shigjeta”.

Në dokument përfshihet një dëshmi e njw ish-komandanti të UÇK-së lidhur me Dritan Goxhajn.

Sipas përmbajtjes së njoftimit të publikuar nga Kryeministri, Goxhaj kishte shoqëruar në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, të cilët iu bashkuan forcave vullnetare për luftën në Kosovë.

Dokumenti pretendon se, kur u pyet nga bashkëluftëtarët nëse do të qëndronte edhe ai në luftë, Goxhaj ishte larguar për në Tiranë, duke thënë se, “nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”.

Rama shkruan në postimin e tij, ‘Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more’… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!”

Kryeministri theksoi se debati i tij nuk lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk  e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

“Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkroi Rama në reagimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.