☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Lidhja Shqiptare mbajti Kuvendin e parë, u zgjodh kryesia e re e partisë

Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme organizative, përfshirë zgjedhjen e Kryesisë së re dhe drejtimet për ristrukturimin e degëve në të gjithë vendin.

Me shumicë absolute votash, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të partisë, ndërsa vendosi që disa vende të mbeten vakante dhe të plotësohen pas konsolidimit të strukturave lokale dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj.

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare janë: Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri, Berat Jakupi, Artina Qazimi, Arben Zeqiri, Remzi Mehmedi, Tiron Jajaga, Ilirjan Fetahu, Premtime Zylali, Arsim Dalipi, Halit Ferati, Bujar Bajrami dhe Bekim Tateshi.

Po ashtu, me mbështetje unanime të kuvendarëve, deputeti Elmi Aziri u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare.

Në mbledhje u miratua edhe vendimi për ristrukturimin e degëve të partisë, organizimin e kuvendeve lokale, si dhe zgjedhjen e kryesive dhe kryetarëve të degëve.

Gjatë diskutimeve për situatën aktuale politike në vend, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, paraqiti qëndrimet e subjektit për zhvillimet politike, duke shprehur shqetësimin për, sipas tij, përkeqësimin e pozitës së shqiptarëve dhe cenimin e të drejtave kombëtare.

Sela theksoi se Lidhja Shqiptare do të vazhdojë të mbrojë kauzën kombëtare dhe do të kundërshtojë çdo vendim që, sipas tij, dëmton interesat e shqiptarëve. Ai shtoi se subjekti politik nuk do të pranojë kompromise apo kalkulime për interesa të ngushta personale në dëm të interesit kolektiv, duke ruajtur autonominë politike të partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.