☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.04 ▲0.64%
ARI 4,470 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,301 ▲ +2.18% ETH $1,905 ▲ +1.54% XRP $1.0007 ▲ +0.72% SOL $75.7400 ▲ +1.65%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Ligji për përfaqësimin e drejtë kalon leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë

Pasditen e sotme në seancë plenare të Kuvendit, Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka kaluar leximin e parë.

Deputetët e VLEN-it thanë se ky është një ligj i rëndësishëm, bazuar në regjistrimin e popullsisë, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe konform cilësive të tyre.

“Ligji garanton mundësi të barabarta për komunitetet më të vogla që të kenë të gjitha të drejtat në të gjitha nivelet. Ligji garanton të drejtat e qytetarëve”, thanë deputetët e VLEN-it, duke u bërë thirrje deputetëve të lënë mënjanë kalkulimet dhe ta mbështesin këtë propozim- ligj.

Halil Snopçe nga Fronti Evropian kritikoi se propozim-ligji nuk është i mirë dhe se është vetëm një zgjidhje formale.“Kemi një propozim-ligj pro-forma, por i njëjti nuk i plotëson standardet dhe nuk ka mekanizma, nuk ka kornizë kohore për këtë ligj. Partneri juaj OBRM-PDUKM i përgjigjet me një propozim-ligj formal, me të cilin pro-forma mbahet status quo”, u shpreh Snopçe.

Skender Rexhepi e quajti propozim-ligjin skandaloz dhe të papërdorshëm.

“Që një propozim-ligj të jetë i suksesshëm duhet të ketë mekanizma që garantojnë suksesin. Mekanizmi i parë është që përfaqësimi i drejtë të ketë kuota etnike. Në mungesë të kuotave etnike, kjo do të thotë se ky propozim-ligj hidhet në kosh. Nëse gjatë punësimit nuk ka kuota që u garantojnë komuniteteve, atëherë ai propozim-ligj është i papërdorshëm”, theksoi Rexhepi.

Po sot, edhe Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive mbajti debat publik mbi Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, në lexim të parë i cili sillet në procedurë të rregullt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.