⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.60 ▲0.65%
ARI 4,053 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▼ -1.49% ETH $2,063 ▼ -2.84% XRP $1.0547 ▼ -3.75% SOL $82.7800 ▼ -3.95%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.60 ▲0.65 % ARI 4,053 ▲0.57 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.60 ▲0.65 % ARI 4,053 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Lihen në burg 9 të arrestuarit pas tërmetit, i afërmi i njërit prej tyre humb ndjenjat

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.

Gjykata e Durrësit la sot pas hekurave;

Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,

Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,
Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,

Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Vendimi i togave të zeza është pritur me mjaft tensione nga familjarët e personave të arrestuar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për ‘News24’ se një prej familajrëve të personave të arrestuar nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.

3 prokurorët e çështjes kanë dhënë raportin e tyre në Gjykatë, seancë që drejtohej nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa kërkuan ‘arrest me burg’ për 9 të akuzuarit. Ndërkohë, avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre dhe seanca që ka zgjatur rreth 5 orë u shoqërua me debate të ashpra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.