☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,665 ▼ -0.93% ETH $1,774 ▼ -0.78% XRP $1.1373 ▼ -2.2% SOL $81.0200 ▼ -1.17%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Kosova

“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

Ndonëse kanë kaluar gati tri dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur ende mbetet i pazbardhur.

Përderisa një pjesë e trupave të personave të zhdukur janë gjetur ndër vite në varreza masive, për shumë familje pritja vazhdon edhe pas 27 vjetësh.

Dyshimet mbeten se një numër i konsiderueshëm i viktimave mund të ndodhen ende në lokacione të varrezave masive brenda territorit të Serbisë.

Në këtë kontekst, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka rikthyer në vëmendje dyshimet për ekzistencën e një varri masiv në zonën e ashtuquajtur “Livadhet e fasules” në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social X, disa ditë më parë, ajo bëri të ditur se që në vitin 2008 e kishte informuar ministrin e atëhershëm serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, për dëshminë e një personi që pretendonte se kishte transportuar trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë drejt bazës ushtarake në atë zonë.

Sipas Kandiqit, pavarësisht këtij informacioni, autoritetet serbe nuk ndërmorën asnjë veprim dhe nuk dhanë asnjë përgjigje për pretendimet e ngritura.

Edhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kërkojnë hapjen e arkivave të ushtrisë serbe, duke theksuar se vetëm përmes qasjes në dokumentacionin zyrtar mund të zbardhet fati i shumë personave të zhdukur.

” 27 vite që nga përfundimi i luftës ende janë më shumë se 1600 të zhdukuri duhet të hapen arkivat duhet të ndahen informatat me institucionet kompetencë sepse është një numër i madh duhet sigurisht që bashkësia ndërkombëtarë të bëj presion palëve në dialog që të bashkëpunojnë më me seriozitet në këtë fushë..”, ka thënë Amer Aliaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Por ky nuk është lokacioni i vetëm që dyshohet se fsheh varreza masive në Serbi. Përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur dhe Krimeve të Luftës thonë se ekzistojnë edhe disa lokacione të tjera, kryesisht brenda bazave ushtarake të ushtrisë serbe, ku dyshohet se janë varrosur viktima të luftës. Sipas tyre, pa hapjen e arkivave dhe bashkëpunimin e autoriteteve serbe, zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet e vështirë.

” Unë kam dëgjuar kështu rastësisht livadhet e pasules aty është një qendër e trajnimit ushtarak ku bëjnë ata, kam dëgjuar edhe me një vend tjetër në afërsi të Rashkës një fshat quhet Brevenik, kanë deklaruar edhe serbët edhe për Prokuplen dhe për shumë vende të tjera do të thotë dikun 11 vende, ata që e thonë janë epror ushtarak…” Ahmet Grajqevci, Këshillit Koordinues të Familjarëve të të Zhdukurve dhe Krimet e Luftës

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur dhe zbulimi i varrezave të mundshme masive mbeten ndër kërkesat kryesore të familjarëve të viktimave dhe një prej çështjeve më të ndjeshme në procesin e ballafaqimit me krimet e luftës./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.