LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.
Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.
Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë. Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.
Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.
“Ju erdhi fundi”, shkruhet në banderolën e madhe teksa në të shfaqet edhe një flamingo.
Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur.
Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues kanë shkuar dhe janë futur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndërmorën këtë akt. Ata kanë kërkuar banderolën e hequr.
Lajm në përditësim…
Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’.
Pas ndërhyrjes së policisë dhe heqjes së banderolës, një grup protestuesish janë shkëputur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë dhe kanë shkuar drejt Politeknikut.
Ata kanë hyrë në ambientet e universitetit teksa kanë bërë thirrje që të marrin banderolën e hequr.
Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe disa persona me flakadanë të ndezur në duar.
Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.
Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues janë nisur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndër morën këtë akt.
Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të hënë shënohet dita e 30-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.
Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi. Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë.
Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.
Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në kryeqytet, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan shtetasit: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Protesta në Tiranë vijon prej 30 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vazhdimin e saj edhe në ditët në vijim.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se një prej 13 organizatorëve të protestës është person me precedent penal, i proceduar për disa vepra të jashtëligjshme.
Postimi kryeministrit Rama në Facebook
NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndërtimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.