🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,400 ▲0.86%
DOW 49,594 ▼0.01%
NASDAQ 26,217 ▲1.59%
NAFTA 95.70 ▲0.94%
ARI 4,726 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,952 ▲ +0.09% ETH $2,299 ▲ +0.25% XRP $1.3996 ▲ +0.55% SOL $90.0000 ▲ +1.64%
S&P 500 7,400 ▲0.86 % DOW 49,594 ▼0.01 % NASDAQ 26,217 ▲1.59 % NAFTA 95.70 ▲0.94 % ARI 4,726 ▲0.32 % S&P 500 7,400 ▲0.86 % DOW 49,594 ▼0.01 % NASDAQ 26,217 ▲1.59 % NAFTA 95.70 ▲0.94 % ARI 4,726 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

Lobimi “rus”, Rama: Çështje e Bashës janë me drejtësinë

“Është koha që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’i deklarojë të gjitha përballë prokurorëve, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian”, deklaroi sot përmes një videoje Kryeministri Edi Rama, duke përsëritur thirjen ndaj kreut të PD-së, që të shkojë në prokurori.

Kryeministri Rama përmes një video në rrjetin social “Facebook”, komentoi deklaratat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në emisionin “Opinion”, lidhur me dyshimet për financimet ruse në PD.

Sipas kryeministrit, “kjo është çështja e Bashës me drejtësinë, ndaj ai duhet të shkojë në prokurori”.

“Ai momenti kur pasi të kanë bërë udhëheqës me zor dhe s’di çfarë përgjegjësie të kanë dhënë në dorë thua: “Deklaroj me përgjegjësi se…” E ç’sëkëlldi kur mendon që një parti e tërë rri dëgjon e nuk bëzan… dhe që ka plot njerëz që ende dëgjojnë…e madje akoma besojnë “deklarimet me përgjegjësi” të kujt haberin s’e ka për përgjegjësinë që ka”, shprehet Kryeministri.

Përmes kësaj videoje ai risjell edhe njëherë në vëmendje deklaratat e Bashës në emisionin “Opinion”, sipas së cilit “Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me kompaninë “Biniatta Trade LP”.

“Kjo është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë mes tij dhe Muzin-it. Unë po ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se PD nuk përmendet në asnjë rresht, nuk është pjesë në asnjë rresht e kësaj marrëdhënie midis dy palëve të treta”, deklaron Basha në “Opinion”, ndërsa në videon e kryeministrit ngrihet pyetja retorike se “si ka mundësi që kjo kompani ka paguar dhe punuar për Bashën, pa dijeninë e tij”.

“Në dosjen e tij, Muzin deklaroi se ishte paguar 675 mijë dollarë për tre muajt e tij të punës për PD-në. Kjo përfshinte edhe një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë në 9 qershor nga PD. Muzin e tërhoqi këtë shumë të madhe prej 500 mijë dollarësh, vetëm disa ditë para se të organizonte që Basha të kishte atë foto të rëndësishme me Trump”, citon “Mother Jones”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.