☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s në 1999

– Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield deklaroi sot se Britani e Madhe respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe procesin e tyre gjyqësor, duke ritheksuar mbështetjen e Londrës për drejtësinë, përgjegjësinë dhe pajtimin në rajon, sipas www.gov.uk.

“Britania e Madhe mbetet një vend mik dhe partner i afërt i Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Wood.

Ai theksoi se Britania e Madhe është krenare për rolin që luajti së bashku me aleatët e NATO-s në vitin 1999, duke ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare, si dhe për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ministri britanik tha se ai përbën “një moment të rëndësishëm”, por nuk është një gjykim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.

“Qeveria e Britanisë së Madhe shpreh ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre”, tha ai.

Wood theksoi gjithashtu se gjetjet e gjykatës lidhen me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensionet mes komuniteteve apo në rajon.

“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, tha ai.

Në përfundim, ministri britanik deklaroi se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon dhe më gjerë, për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.