🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – Britania e Madhe miraton paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

LONDËR, 6 gusht /ATSH-DPA/- Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, njoftoi sot një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

Britania e Madhe synon të rrisë presionin ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin luftën e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, në listën e re të sanksioneve janë përfshirë 19 subjekte, mes tyre: gjashtë banka ruse, gjashtë anije të flotës së fshehtë ruse, që përdoren për të anashkaluar kufizimet ndërkombëtare, si dhe katër kompani ruse që importojnë metale të rralla të rëndësishme për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Vendimi vjen pas bisedimeve që Miliband zhvilloi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Departamentin e Shtetit në Uashington, të cilat ai i cilësoi si “shumë produktive”.

Dy zyrtarët diskutuan mënyrat për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës në përballjen e saj me Rusinë.

Miliband tha se kritikat e tij të mëparshme ndaj presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e kishte cilësuar “racist”, nuk kanë dëmtuar marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Ai theksoi se kjo çështje “nuk u ngrit” gjatë takimit.

“Sanksionet e reja të sotme tregojnë angazhimin e palëkundur të Britanisë së Madhe, për të mbështetur Ukrainën dhe për të ushtruar presion ndaj atyre që mbështesin agresionin e Kremlinit”, deklaroi Miliband.

“Lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Ata që kërcënojnë lirinë dhe demokracinë e Ukrainës përbëjnë një kërcënim edhe për sigurinë e Britanisë”, shtoi ai.

Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.