🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.00 ▼2.2%
ARI 4,025 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,971 ▼ -1.19% ETH $2,315 ▼ -2.25% XRP $1.2851 ▼ -2.13% SOL $101.0400 ▼ -1.55%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.00 ▼2.2 % ARI 4,025 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet dhe shtylla e dytë pensionale

Partia opozitare LSDM akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se po e shkatërron në mënyrë sistematike sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se mungesa e mjeteve financiare rrezikon pagesën e pensioneve dhe funksionimin e shtyllës së dytë pensionale.

Në një konferencë për media, anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mladenovska, deklaroi se mungesa e fondeve në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) është rritur në 40 për qind, ndërsa sipas saj, është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja e shtyllës së dytë pensionale.

Ajo iu referua edhe deklaratës së guvernatorit Trajko Sllaveski, sipas të cilit deri në 80 për qind e qytetarëve që do të dalin në pension në periudhën 2030–2032 nuk do të arrijnë të sigurojnë as pensionin minimal.

Sipas LSDM-së, Qeveria po planifikon dobësimin ose shfuqizimin e shtyllës së dytë pensionale, duke rikthyer kontributet e punëtorëve nga fondet private në fondin shtetëror PIOM. Sipas opozitës, një veprim i tillë do t’i bëjë pensionistët e ardhshëm të varen vetëm nga buxheti i shtetit, i cili, sipas tyre, tashmë ndodhet në gjendje të rënduar financiare.

Mladenovska akuzoi gjithashtu Qeverinë se për vetëm dy vjet e ka rritur borxhin publik me 2.5 miliardë euro dhe se deficiti buxhetor për të gjithë vitin është shpenzuar që në gjysmën e parë të vitit.

LSDM vlerëson se shkaku kryesor i kësaj situate janë, siç i quajti ajo, tenderët korruptivë partiakë, duke shtuar se fondet që duhet të përdoreshin për pensione, shëndetësi, arsim dhe paga po përfundojnë në duart e individëve të afërt me pushtetin.Sipas opozitës, politikat e Qeverisë rrezikojnë jo vetëm pensionet e pensionistëve aktualë, por edhe sigurinë financiare të gjeneratave të ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.